×
  • Lajme
  • Lajme

    197 të shëruar nga Coronavirusi në Kosovë

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.346 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.534, shkruan Front Online.

    Njoftimi i plotë i IKShPK-së: 

    197 TË SHËRUAR DHE 169 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 455 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

    Numri total i rasteve pozitive është 12.337 raste nga 46.907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 457 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.346 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.534.

    Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjakovë 21 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Shtime.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së dhe ish-anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj, dështimin e Kosovës për t’u futur në agjendën e...
    Lajme16 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media për ditën e sotme. Konferenca do të mbahet në Selinë Qendrore të kësaj...
    Lajme16 Maj 2025
    Jeton Mehmeti, ish-kryetar i KOSTT-it, ka thënë se ka mundësi që rritja e çmimit të rrymës mund të anulohet. Ai tha se...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”. Gjatë ditës...
    Lajme15 Maj 2025
    Në Tiranë është mbajtur një darkë joformale mes liderëve të BE-së dhe krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në prag të samitit...
    Lajme15 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj raportimeve për kontratën e diskutueshme të nënshkruar për fabrikën e përpunimit të...
    Lajme15 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka vazhduar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përveç përfaqësues të shoqatave dhe shumë shqiptaro-amerikan, Behrami...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se PDK nuk do ta votojë për kryetar të Kuvendit asnjë nga emrat...
    Sport15 Maj 2025
    “Jemi në pikën e kuqe të vonesës”. Me këtë deklaratë, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka ngritur alarmin për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.