×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    18 vjet burgim për shqiptarin në Austri, ai qëlloi për vdekje një boshnjak

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Një shqiptar 32-vjeçar është dënuar me 18 vjet burgim në Salzburg të Austrisë, pasi kishte qëlluar për vdekje me armë vitin e kaluar, një boshnjak..

    Ngjarja ndodhi më 4 qershor të vitit 2019, ku shqiptari kishte qëlluar me armën “Glock 17” një boshnjak 46-vjeçar dhe të birin e tij 25-vjeçar. 46-vjeçari, që ishte qëlluar në gjoks, kishte vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa 25-vjeçari kishte marrë plagë në kofshë.

    Po ashtu në mesin e të akuzuarve është edhe një shqiptar tjetër 35-vjeçar, pasi sipas prokurorisë ai ia kishte dhënë pistoletën 32-vjeçarit, me të cilën u krye vrasje.

    Është njoftuar se dy boshnjakët ishin në Cafe-Bar për të festuar. Sipas prokurorisë erdhi te një zënkë mes shqiptarëve dhe boshnjakut 25-vjeçar. Shqiptari 32-vjeçar i akuzuar për vrasje e goditi 25-vjeçarin. Më pas erdhi babai i boshnjakut, e në atë moment eskaloi situata ku shqiptari 32-vjeçar shkrepi me armën që e mori nga shoku i tij.

    Derisa shqiptari 32-vjeçari është dënuar me burgim 18 vjet, shqiptari tjetër, që ia kishte dhënë armën, është liruar nga akuzat për pjesëmarrje në vrasje, ndërsa është dënuar me nëntë muaj burgim me kusht, për armëmbajtje pa leje. Vendimi ende nuk është i plotëfuqishëm. E veja e të vrarit është thënë se duhet të dëmshpërblehet me 40 mijë euro, ndërsa i biri me 43 mijë euro.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Në mesin e të vdekurve nga zjarri në diskotekën në Koçan është edhe bateristi i grupit DNK, Gjorgi Gorgiev (23 vjeçar). Gjorgi...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Godina në të cilën funksiononte diskoteka “Pulse” ishte një ndërtesë e vjetër dhe padyshim krejtësisht e papërshtatshme për një qëllim të tillë....
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Një zjarr i madh ka përfshirë një klub nate në qytetin e Koçanit, Maqedoni e Veriut, në orët e para të së...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Pas zjarrit që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Puls” në Koçan ku po performonte grupi DNA, këngëtari Vlladimir Blazev-Panço ka djegie në fytyrë...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski ka konfirmuar se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Është formuar një ekip i veçantë i prokurorisë që do të punojë në rastin e diskotekës së djegur në Koçan, kështu deklaroi...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Në spitalin Shën Naum i Ohrit- Shkup shumë familjar po presim për të marë informacione për të afërmit e tyre, njotfon Alsat....
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Marija Taseva, një 20-vjeçare e cila ka mbetur e lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan, dëshmoi se në momentin e shpërthimit...
    Lajme16 Mars 2025
    Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, ka njoftuar se mbrëmë rreth orës: 19:45, është njoftuar se në fshatin Ujmir-Klinё, ka ndodhur njё...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.