
Komuna e Kamenicës, është një ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi në vend me gjithsej 38 raste me koronavirus, raporton “Front Online”.
Ndër këta të prekur deri më tani shërim nga virusi kanë gjetur 17 persona, teksa ende mbesin aktive edhe 21 raste në këtë komunë.
Njoftimi i plotë i kryetarit Qendron Kastrati:
Lajm i mirë?
Edhe pesë persona të shëruar plotësisht nga pandemia COVID-19 në komunën tonë. Numri i të shëruarve arrinë në 17, kurse kemi akoma edhe 21 raste aktive.
Raste të reja nuk kemi dhe shpresojmë që me këtë intensitet të vazhdojmë akoma. Faleminderit qytetarëve për përgjegjshmërinë dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtyre ditëve?
Edhe pak durojmë, për t’iu rikthyer normalitetit. /Front Online