Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.636 teste, ndërkohë që janë regjistruar 163 raste të reja me COVID-19 dhe atë në: Shkup 52, Kumanovë 21, Dibër 2, Shtip 33, Tetovë 4, Strugë 7, Veles 2, Manastir 5, Ohër 1, Kavadar 4, Gostivar 17, Strumicë 2, Koçan 2, Probishtip 2, Demir Hisar 3, Makedonski Brmod 1, Sveti Nikollë 3, Kërçovë 1 dhe Resnjë 1.
“Nuk është regjistruar asnjë viktimë. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 69 pacientë të shëruar. Nga Shkupi 41, Dibra 1, Shtipi 10, Prilepi 4, Tetova 1, Velesi 3, Kavadari 2, Gostivari 6, Probishtipi 1”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.