×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    130 ditë betejë me koronavirusin, shpëton për mrekulli britanikja

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Një shtetase britanike luftoi me koronavirusin për 130 ditë, sipas “Daily Mail”.  Fatima Bridle ka kaluar të gjithë kohën në spital ku qëndroi  në ventilim për 105 ditë.

    Bridle u infektua në një udhëtim në Marok. Në fillim të marsit, 35 vjeçarja u kthye në Britani ku dhe zbuloi simptomat e para. Disa ditë më vonë u testua dhe rezultoi pozitive me Covid-19.

    Më vonë, gjendja e saj u përkeqësua duke e bërë në pamundur të merrte frymë vetë. Ajo u transferua menjëherë në repartin e kujdesit intensiv ku qëndroi në gjendje komë 40 ditë. 35 vjeçarja filloi të kishte vështirësi në frymëmarrje edhe pse mjekët arritën t’i shpëtojnë kapacitetin e mushkërive deri në 40 për qind.

    Ajo për momentin nuk është në gjendje të lëvizë për shkak të dobësimit të muskujve. Përdor karrocë për të lëvizur, por shpreson se ushtrimet do t’i ndihmojnë në forcimin  e muskujve.

    Mbretëria e Bashkuar është prekur më rëndë nga vendet e tjera europiane me Covid-19 dhe ndodhet në vendin e nëntë në botë për sa i përket numrit të të infektuarve – mbi 296 mijë persona dhe më shumë se 45.000 vitktima.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.