×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    10 “xhevahiret” më të bukura të bregdetit shqiptar, vizitojeni patjetër

    FrontOnline
    30 Korrik 2021

    Bregu i Jonit ofron një mjedis unik në zemër të Europës. Jemi në mes të sezonit veror dhe shumica prej jush ende ndodhen në punë, teksa presin ditët e tyre të pushimit, mirëpo ende nuk e kanë vendosur se ku do të shkojnë.

    Në Shqipërinë e Jugut do të gjeni plazhet qiellore të cilat nuk i prisnit se do ti gjenit. Malet me pamje nga deti, natyra e paprekur dhe uji i kristaltë, jo rastësisht në vitet e fundit, për shkak të plazheve të saj, Shqipëria është bërë një nga destinacionet turistike më popullore.

    Epo, si për të gjitha dhe për këtë ne kemi menduar për ju dhe mëposhtë do të gjeni të listuara disa nga plazhet më të bukura të Shqipërisë.

    1. Ksamili

    Ksamili është cilësuar dhe si perla e Jonit dhe qëndron para ishullit të Korfuzit, pak kilometra nga kufiri grek. Nga këtu mund të shkohet shumë lehtë në Sarandë, Rimini i Shqipërisë. Në këtë plazh të bregdetit të Jonit ndodhen ishujt, të cilët mund t’i eksplorosh me not ose me një udhëtim me varkë, duke lënë prapa Parkun Kombëtar të Butrintit, një nga parqet më të bukura arkeologjike të Ballkanit, sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

    2. Karaburuni

    Pamja e Karaburunit është spektakolare, sepse ofron kaq shumë qoshe të fshehura. Pranë bregut që rrethon Vlorën, qyteti i tretë i vendit, gjejmë Parkun Detar Kombëtar. Mos e humbisni gjirin e Gramës, të fshehur midis maleve shkëmbore. Në Karaburun, uji është kristal dhe ka shumë limane të veçuar me guralecë të bardhë.

    3. Porto Palermo

    Porto Palermo është një gadishull i vogël në të cilin ndodhet kalaja e ndërtuar nga Ali Pasha Tepelena, politikani dhe guvernatori i shumë territoreve europiane të Perandorisë Osmane, në nder të gruas së tij, gjatë shekullit të 19-të. Ky plazh shqiptar është vendi ideal për ata që e duan natyrën e egër. Sigurisht që meriton një ndalesë për shkak të detit, por edhe të kështjellës që mund të vizitohet.

    4. Dhërmiu

    Një nga plazhet më të njohura dhe më të mbushura me njerëz në bregun shqiptar të Jonit është ai i Dhërmiut, i frekuentuar nga vendasit dhe turistët e tërhequr nga ujërat e mrekullueshme dhe të pastra blu. Gjatë udhëtimit do të hasni shumë bunkerë të shpërndarë të periudhës komuniste.

    5. Borshi

    Borshi është plazhi më i gjatë në brigjet e Jonit, me tre kilometra vijë bregdetare është vendi ideal për ata që duan të pushojnë. Plazhi është i rrethuar nga natyra e lulëzuar e përbërë kryesisht nga pemët e ullirit dhe agrumet. Ata që e duan ecjen mund ta bëjnë këtë në bregdet, i cili ofron dhe një zbulim të artit bizantin, ku mund të vizitohet fshati me të njëjtin emër dhe kështjellën e tij.

    6. Himara

    Deti blu dhe i pastër është karakteristika e plazhit të Himarës, i cili në vitet e fundit është bërë një vend shumë turistik. Këtu do të gjeni kryesisht gjire të vogla dhe të rrumbullakëta me një pamje graduale në det. Gjithashtu ka edhe shumë objekte akomodimi. Perlë e vërtetë është qyteti antik në majë të kodrës, ku mund të admirohen rrënojat e kështjellës së Himarës.

    7. Palasa

    Palasa ndodhet pas LLogarasë, në jug të Vlorës dhe është një shtrirje e bukur e bregdetit të vetmuar, ku vështirë se do të gjeni lehtësira për strehim. Kjo është arsyeja pse ajo është e dashur nga ata që duan të largohen nga turizmi masiv dhe që preferojnë kontaktin me natyrën.

    8. Qeparoi

    Në Qeparo, plazhi me guralecë, që në det ka një shtresë rëre, është një vend relaksues, por gjithashtu i pasur me histori. Duke shëtitur në këmbë mbërrijmë në qytetin e vjetër mes rrugicave të ngushta dhe shtëpive me gurë. Sigurisht, për të arritur atje duhet të bëni një ecje ku përballë do ju shfaqet Jali, një gji i vogël me një bregdet të mbushur nga guralecë të bardhë. I rrethuar nga bare dhe restorante, është një plazh shumë turistik dhe i mbushur me njerëz.

    9. Gjipeja

    Gjipeja është një nga plazhet më të egra në Shqipëri, në të cilin mund të arrini me një shëtitje prej 30 minutash nën diell dhe nën gjurmët e kuqe të tokës me një distancë prej 1.5 km që zbret poshtë maleve. Uji i pastër në ngjyrë smeraldi, Gjipeja është e vendosur mes shkëmbinjve dhe gjatë ditës, në sajë të dritës së diellit, ajo ndryshon ngjyrën.

    10. Vunoi

    Plazhi i Vunoit ndodhet midis maleve të brigjeve të Gjipesë dhe Jalit dhe krenohet me një fshat të bukur me shtëpi prej guri. Këtu duket se moti është ndalur, natyra është e pazbuluar dhe zona nuk është e mbushur me njerëz, kështu që ju nuk do të keni rrezik të mos dini se ku do hapni çadrën tuaj të diellit.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.