×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    10 deputetë të prekur me koronavirus, propozohet mbajtja e seancave online

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar në seancën e sotme që të futet në rend të ditës ndryshimi i rregullores së Kuvendit, që ia mundëson deputetëve mbajtjen e seancave nga largësia, për shkak të shtimit të numrit të personave të prekur me koronavirus, raporton Front Online.

    Propozimin në emër të LDK-së e ka bërë deputetja Besa Gaxherri.

    “Në emër të LDK-së e ngris propozimin tuaj si mocion që ne ta ndryshojmë rregulloren e Kuvendit dhe të kemi mundësi që të punojmë nga largësia, për shkak se deri më tani 10 deputetë janë të infektuar, unë besoj se një numër më i madh prej nesh janë të infektuar. Të takohen përfaqësuesit e grupeve parlamentare me një tekst të thjeshtë që seanca të mbahet nga largësia për ndonjë afat të caktuar kohor. Ju kisha lutë znj.kryetare dhe juve deputetë që ne sot ta marrim këtë veprim ta ndryshojmë rregulloren dhe të ia japim mundësinë vetes që mos të ngecin proceset siç ishte propozimi që bëri kolegia”, tha deputetja.

    Këtë cështje, kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se e ka ngritur që nga muaji mars.

     

    “Lidhur me përpjekjet që janë bërë për ndryshim të rregullores ka qenë propozimi që nga marsi që të mbahen seancat online. Për komisionet kjo mundësi ekziston, ne po i mbajmë mbledhjet e kryesisë përmes platformës ZOOM. Për seancë duhet patjetër të ndryshojë rregullorja. Mua më është dashur konsensusi i grupeve parlamentare”, tha Osmani.

    Nga Vetëvendosje, shefi i deputetëve, Rexhep Selimi ka thënë se nuk mund ta ofrojnë mbështetjen që kjo pikë të futet në rend të ditës.

    “Ne kemi me të drejtë rezervat tona lidhur me motivet e kësaj nisme. Gjithsesi ne do të donim që Kuvendi të ishte funksional. Kjo nismë nuk është një nismë për tu keqpërdorur. Ne si grup parlamentar kemi nevojë konsulta me tepër që kur ta japim mendimin tonë. Ne nuk mund ta ofrojmë mbështetjen që sot të futet në rend të ditës”, ka thënë ai.

    PDK ka thënë se në këtë situatë në të cilën ndodhte vendi duhet të modelohet një zgjidhje që i mundëson kuvendit që të jetë funksional.

    “Po iu pamundësohet deputetëve që për shkak të gjendjes shëndetësore të votojnë në seancë”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bedri Hamza.

    AAK përmes shefit të grupit parlamentar, Daut Haradinaj tha se kanë propozuar edhe ditë më parë votimin online.

    “Edhe sot jemi një deputet minus, do ta jepim përkrahjen”, tha Haradinaj.

    “Ju lus deputetë që të gjithë bashkarisht të mund të zgjedhim një zgjidhje sa i përket mënyrës së votimit. Deri të mërkurën kur e kemi mbledhjen e kryesisë ju lus të vini me propozime”, tha kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1637014043115840/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.