×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    1 muaj nga heqja e taksës 100%, në Kosovë kanë hyrë 16 milionë euro mallra

    FrontOnline
    01 Maj 2020

    Sot janë bërë një muaj qysh nga heqja e taksës dhe vendosjes së reciprocitetit me Serbinë, raporton Front Online.

    Qysh nga 1 prilli në Kosovë nga Serbia kanë hyrë mallra në vlerë prej 16 milionë euro teksa eksporti ka arritur në 6.5 milionë euro, raporton “Front Online”.

    Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i ka thënë portalit se shumica e këtyre mallrave i përkasin industrisë ushqimore, kimike dhe ndërtimore.

    “Nga 1 prilli e deri tani kemi import rreth 16 milionë euro vlerë të mallrave derisa eksporti ynë në Serbi ka arritur në 6.5 milionë euro. Mallrat kryesisht janë të industrisë ushqimore, kimike dhe ndërtimore”, ka thënë Stavileci për “Front Online”.

    Për sa i përket numrit të mauneve që kanë hyrë në Kosovë, Stavileci ka theksuar se janë gjithsej 2 mijë e 200 sosh.

    “Deri tani në Kosovë kanë hyrë rreth 2 mijë e 200 dërgesa”, ka konfirmuar ai.

    Në ndërkohë me 1 prill të këtij viti kryeministri në detyrë, Albin Kurti pati vendosur për të hequr taksën 100% ndaj Serbisë, kundrejt reciprocitetit. Kjo masë do të vlejë deri më 15 qershor, kur edhe pritet që të rishqyrtohen rrethanat nëse do të hiqet tërësisht kjo masë, ose që të rikthehet e njëjta.

    Në ndërkohë ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës kjo masë është hequr tërësisht dhe pa asnjë shtesë. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.