Kosova sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me koronavirus.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj e ka quajtur këtë një lajm që na bënë të ndihemi mirë.
Ai tha se kjo nuk do të zbehë përkushtimin e tij si ministër por as edhe personelit mjekësor dhe të gjithë akterët tjerë të involvuar në luftë me pandeminë.
Gjatë ditës, ministri Zemaj është takuar me kryetarin e Klinës Zenun Elezaj me të cilin ka biseduar për menaxhimin e mëtejmë të situatës për COVID-19.
Po ashtu, ai ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku ka premtuar mbështetjen e tij për projekte të caktuara.
“E falënderova stafin menaxhues dhe personelin shëndetësor për përkushtimin dhe punën e palodhur që është duke bërë në këtë kohë të vështirë. Ndërsa në konkursit e fundit për shkollim specialistik, sipas kërkesave nga kjo komunë, iu kemi dhënë hapësirë disa kandidatëve, që do ndjekin specializimet për Mjekësi Familjare, Biokimi klinike, Gjinekologji dhe Obstetrikë, Pediatri dhe do t´u shërbejnë qytetarëve klinas”, ka shkruar Zemaj në Facebook.