-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Veseli në Vushtrri dhe Mitrovicë: Kosova është një dhe e pandashme

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë Qëndrore, ka takuar strukturat partisë në Vushtrri dhe Mitrovicë.

    Ai në këto takime ka folur për situatën politike nëpër të cilën po kalon Kosova si dhe sfidat me pandeminë.

    Kryetari Veseli siguroi edhe një herë strukturat e këtyre dy qyteteve se asnjë marrëveshje përfundimtare me Serbinë e cila cenon integritetin territorial të Kosovës nuk do të jetë e pranueshme.

    “Mitrovica dhe Kosova janë një dhe të pandashme. Asnjë centimetër tokë e Republikës së Kosovës nuk guxon të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë”, ka thënë ai.

    Veseli ka shprehur mbështetjen e tij dhe të partisë për këto dy degë dhe ka inkurajuar ato që të vazhdojnë punën e mirë në të mirë të qytetarëve të këtyre dy komunave.

    Kryetarët e Degëve të Vushtrrisë dhe Mitrovicës, Kurtan Kajtazi dhe Bedri Hamza, kanë falënderuar kryetarin Veseli për mbështetjen dhe janë zotuar se puna e tyre në interes të qytetarëve do të jetë fokusi kryesorë edhe më tej.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Gusht 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e plotë me emrat e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Prishtinës për zgjedhjet  12 tetorit....
    Lajme13 Gusht 2025
    Në orën 23:59 të ditës së sotme (13 gusht) do të mbyllet afati për subjektet politike për të dorëzuar listat me emrat...
    Lajme13 Gusht 2025
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën përfundimtare të kandidatëve për kryetarë të komunave dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Rreth 40 shtëpi në fshatrat e Gramshit janë djegur nga zjarri dhe janë kthyer të pabanueshme, megjithëse ende nuk ka përfunduar evidentimi...
    Lajme13 Gusht 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti dhe Ministrinë e Shëndetësisë për keqmenaxhim dhe paaftësi gjatë...
    Lajme13 Gusht 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Serbi nuk është vetëm...
    Lajme13 Gusht 2025
    Ditën e enjtë fillimisht do të ketë intervale më të gjata me diell. Pasdite kalojnë vransira, derisa pjesëve malore nuk duhet përjashtuar...
    Lajme13 Gusht 2025
    Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari, ka theksuar angazhimin e tij të plotë për zhvillimin e kësaj...
    Lajme13 Gusht 2025
    Një aksident ka ndodhur në Bresalc të Gjilanit, të mërkurën rreth orës 16:30. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.