×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Thaçi: Nga marrëveshja u hoq pika që ishte për njohjen e Kosovës

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur rreth marrëveshjes së arritur më 4 shtator në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë.

    Sipas Thaçit marrëveshja është një arritje dhe një fitore e Amerikës dhe çdo fitore e Amerikës sipas tij është fitore e shqiptarëve.

    Thaçi pranoi se në draft-marrëveshjen që ai ka pasur me vete në qershor, para se të tërhiqej për të shkuar në Gjykatën Speciale, ka qënë e shkuar edhe e ashtuquajtura pika 10.

    “Kemi kërkuar që gjërat të lëvizin me dinamikën e SHBA dhe kjo ndodhi. Kemi pas skepticizëm se nuk po merren vendimet e duhura. Ajo që është me rëndësi është se ndodhi nën udhëheqjen e Trump dhe në Uashington.” tha Hashim Thaçi në Top Channel.

    A do e nënshkruanit ju këtë marrëveshje?

    “Formalizimi është një produkt i një procesi që është negociuar prej dy vitesh. Kam diskutuar personalisht edhe me presidentin Trump. Gjërat kanë qenë publike për hekurudhat, autostradës pozicionimin anti -terrorizmit”.

    Ju vet me 16 pikat që janë në marrëveshje do e nënshkruanit?

    “Mbi 90%. Ishte pika 10 për njohjen e Kosovës. Zotimi jonë ka qenë të realizojmë aspiratën për njohje reciproke”.

    A është e vlefshëm?

    “Konsolidimi i brendshëm. Njohja prej Izraelit. Është një akt dhe një proces i gjatë. Kemi pas një komunikim me Izraelin. Jam takuar me Netanjahun”.

    Pse jo pika 10?

    “Sepse Serbia nuk e ka pranuar. Kjo ndodhet për tu bërë. Këtu ka fituar Amerika dhe aty ku fiton fiton edhe populli shqiptar?

    Kush ju ka kthyer nga rruga?

    “Drejtësia të mos ndërhyjë në politikë. Dhe politika jo në drejtësi. Kemi një historik të lirisë të Kosovës që lidhet me SHBA dhe rrugën e kanë pre por jo projektin”.

    A do e pranonit heqjen e pikës 10?

    “Është çështje e diskutueshme. Mbetet për të punuar. Kjo marrëveshjes mund të mbyllej para dy vitesh,. Kjo është shtyrë për kaq kohë. E dini se çfarë akuzash kanë ndodhur. Këta njerëz. Për lajmet e rrejshme duhet të kërkojnë falje”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.