Komiteti shkencor francez paralajmëroi sot se është “shumë e mundshme” që një valë tjetër e koronavirusit të shfaqet në vjeshtë ose dimër.
“Franca ka situatën nën kontroll, por është e pasigurt, duke pasur parasysh qarkullimin e rritur të virusit këtë verë. E ardhmja afatshkurtër e pandemisë është kryesisht në duart e popullatës”, tha komiteti shkencor në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në çdo moment, siç paralajmëruan ata, Franca mund të hynte në një skenar që është më pak nën kontroll, si në Spanjë.
“Ka shumë të ngjarë që ne të kemi vale tjetër epidemike këtë vjeshtë ose dimër,” thanë shkencëtarët, raporton Reuters.
Pas heqjes së masave të rrepta të karantinës, kur niveli i infeksionit ra, shumë vende evropiane, përfshirë Francën, po përjetojnë një rritje të re të numrit të pacientëve.