×
  • Lajme
  • Lajme

    ​SBASHK: Dita e hëne pushim në bazë të kalendarit të vitit shkollor

    FrontOnline
    29 Nëntor 2020

    Përkundër vendimet të Qeverisë së Kosovës, që dita e hëne të jetë ditë pune, Sindikata e Arsimit po vazhdon të bëjë thirrje që personeli arsimor të mos dal në punë. Këtë e bazojnë në kalendarin për vitin shkollor.

    Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari ka thënë se bazuar në kalendarin e vitit shkollor, dita e hëne do të jetë pushim dedikuar festës së 28 nëntorit.

    Ndërsa, sa i përketë deklaratës së kryeministrit Hoti se duhet të solidarizohemi me mantel bardhët, Jashari ka thënë se mësimdhënësit janë solidarizuar deri në shtator që të zhvillohet sa më mirë procesi mësimor.

    Jashari: Pushimi në bazë të kalendarit të vitit shkollor

     

    “SBASHK-u duke u bazuar në kalendarin për vitin shkollor që jemi, ku thuhet qartë që 28 nëntori është ditën e shtunë por e hëna është ditë pushimi dedikuar kësaj feste të madhe, i është përgjigjur anëtarësisë, duke theksuar se bazuar në këtë kalendar, e hëna është pushim dhe kështu duhet të jetë. Sa i përketë deklaratës së kryeministrit se duhet të punohet të hënën për t’u solidarizuar me mantel bardhët… po e deklaroj se mësimdhënësit e Republikës së Kosovës janë solidarizuar me mantel bardhët dhe policinë.. dhe jemi solidarizuar ngase kategorik kemi qenë dhe pas përgatitje shtesë, deri më 14 shtator, mësimdhënësit e Kosovës kanë shprehur vullnetin të punohet në institucionet e Kosovës, duke e ditur vlerën e madhe që kanë shkollat për të zhvilluar sa më mirë procesin mësimorë”, ka thënë Jashari.

    Jashari ka thënë se procesi mësimor nuk dëmtohet nga ky pushim, pasi që edhe mësimdhënësit nuk kanë planifikuar as një njësi mësimore për ta zhvilluar të hënën.

    Ai ka thënë se nuk është bërë asgjë në kundërshtim të kalendarit të MASHT-it dhe e hëna do të jetë pushim për shkollat fillore, të mesme dhe universitetet.

    Jashari: Mësimdhënësit dhe nxënësit e meritojnë këtë pushim për hirë të festës së nëntorit

     

    “Procesi mësimor dhe kalendari mësimor nuk dëmtohen, por mësimdhënësit, nxënësit e meritojnë këtë pushim për hirë të festës së nëntorit dhe për hirë të asaj që është në kalendarin e vitit shkollorë, dhe të martën mësimdhënësit e Kosovës, bashkë me nxënësit e tyre do të rifillojnë angazhimet në mënyrë që edhe për kundër kushteve që janë nga Covidi, ta përfundojnë sa më mirë që mundemi gjysmë vjetorin e parë, për t’u përgatitur pastaj për gjysmë vjetorin e dytë. Pra, asgjë nuk kemi bërë në kundërshtim me dokumentet që ekzistojnë, respektojnë kalendarin e MASHT-it dhe e hëna duhet të jetë ditë pushimi për sistemin arsimor, për shkollat fillore, të mesme dhe universitetet”, ka thënë Jashari.

    Jashrai ka thënë se sindikata nuk merret me institucionet, por të gjithë janë të obliguar që ta respektojnë statutin dhe vullnetin e mësimdhënësve.

    Jashari: Ne nuk merremi me çka thonë institucionet

     

    “Mësimdhënësit e Kosovës i besojnë SBASHK-ut, e konsiderojnë si sindikatë të tyre, janë unik dhe ne nuk merremi me çka thonë institucionet, ato kryejnë punën e tyre, ndërsa unë si kryetar, stafi qendror, kryetaret e niveleve komunale, kryetarët e niveleve të shkollave janë të obliguar edhe me statut që ta respektojnë zërin dhe vullnetin e mësimdhënësve të Kosovës.”, ka thënë Jashari.

    E sa i përketë atyre mësimdhënësve që nuk do ta respektojnë vendimin e Sbashk-ut, ai ka thënë se është në vullnetin e tyre që të dalin apo jo në punë.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.