×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Rimëkëmbja ekonomike dhe dialogu, sërish temat kryesore në sesionin vjeshtor të Kuvendit

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës pas tri jave pushim, nesër pritet t’iu përvishen punëve për të cilat kanë marrë besimin e qytetarëve. Sesioni vjeshtor parlamentarët do t’i gjejë me tema të mbetura në gjysmë. Miratimi i pakos për rimëkëmbje ekonomike po shihet si prioritet për deputetët, por krahas kësaj nga organizatat joqeveritare që e monitorojnë punën e të zgjedhurve të popullit, thonë se dialogu me Serbinë dhe miratimi i mundshëm i ndonjë marrëveshje finale, do të jetë sfidë për deputetët. E si i veçantë shihet edhe miratimi i projektligjit për buxhetin e vitit 2021, brenda këtij viti.

    Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj thotë se qeveria Hoti nuk po e ka mbështetjen politike për të çuar përpara agjendat e qeverisë.

    Kjo thotë se do të reflektojë te qytetarët, pasi mund të ketë pasoja në procese të rëndësishme për jetën e tyre.

    “Kjo legjislaturë ose qeveria aktuale si duket nuk ka mbështetje politike që përkthehet në vota për të dërguar agjendën legjislative, qoftë agjendat politike të qeverisë. Kur një qeveri nuk i ka të garantuara votat e duhura për të votuar ligje me rëndësi ose politika me rëndësi natyrisht se kjo reflektohet tek qytetarët dhe qeverisja në përgjithësi…Kosova me këtë qeveri të brishtë që ka aktualisht, me një qeveri që nuk i ka numrat e duhur edhe për ligje të thjeshta, atëherë̈ sigurisht fundi i viti mund të ketë pasoja edhe për procese tjera të rëndësishme. Nuk duhet harruar faktin se Kosova nuk e ka komoditetin të mos e miratojë projektligjin për buxhet brenda këtij viti kalendarik”, thotë ai.

    E Allen Meta nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) thotë se mundësia e votimit të një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë dhe votimi i pakos së rimëkëmbjes ekonomike do të jenë prioritetet e sesionit vjeshtor të Kuvendit.

    “Duke pas parasysh se në sesionin pranveror nuk janë realizuar shumë prej agjendës së qeverisë ne besojmë̈ që edhe në sesionin vjeshtor kjo do të jetë mjaft e vështirë̈. Po ashtu janë dy tema të rëndësishme që gjithsesi duhet të jenë prioritet e që është dialogu Kosovë-Serbi dhe rimëkëmbja ekonomike, e cila duhet të ketë një fokus të veçantë…Ne shohim një dinamikë të re për dialogun, besojmë që një marrëveshje e mundshme gjithëpërfshirëse gjatë këtij viti, atëherë duhet të vinte gjatë këtij sesioni. E po ashtu edhe pako për rimëkëmbje ekonomike do të ishte një prej temave kryesore që do të merrte këtë sesion gjatë vitit 2020”, u shprëh ai.

    Drejtori i IKD-së, Miftaraj thotë se Kuvendi përveç agjendës legjislative, ka ngecur edhe në emërimin e pozitave në borde e komisone që janë kompentencë e tyre.

    “Kuvendi i Kosovës ka mbetur pa i përmbushur dhe plotësuar një mori kërkesash të qytetarëve dhe obligimeve që i ka me kushtetutë dhe ligj. Përveç faktit që me agjendë legjislative është jashtëzakonisht prapa Kuvendi ka edhe obligime tjera siç është emërimi i pozitave të ndryshme qoftë komisione, apo borde që janë kompetencë e Kuvendit. Për sa agjendës legjislative për vitin 2020 do të jetë një ndër legjislaturat që ka përmbushur më së paku agjendë legjislative. Këtu ku po flas për Kuvendit, po them që është faji edhe qeverisë aktulae që nuk ka qenë në gjendje të përmbush obligimet e saj dhe dërgojë ligjet në Kuvend”, thotë Miftaraj.

    Ani pse nuk kaloi pako e rimëkëmbjes ekonomike, deputetët e panë të udhës të hyjnë në pushim në fund të muajit gusht, përkundër pandemisë Covid 19 dhe nevojave të qytetarëve për stimulime financiare shtesë.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka treguar se si u kontaktua nga Lëvizja Vetëvendosje. siç thotë ai, për të siguruar votën e...
    Lajme28 Maj 2025
    Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim e ka gjetur personin që ishte zhdukur dhe lënduar, në zonën Prizren, Prevallë, Shtërpcë.  Ekipet e...
    Lajme28 Maj 2025
    Edhe ish-udhëheqësi i OVL-UÇK, Faton Klinaku ka reaaguar pas deklaratës së kryetarës së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova rreth protestës së organizuar nga...
    Të tjera
    Vip28 Maj 2025
    Këngëtarja e njohur Iliriana Sadriu, ka surprizuar ndjekësit e saj me një transformim të freskët. Në një postim të fundit në Instastory,...
    Lajme28 Maj 2025
    Avokati Ardian Bajraktari për FrontOnline ka folur pas deklaratës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila gjatë një vizite në...
    Lajme28 Maj 2025
    Nga sot qytetarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë së Veriut do t’i nënshtrohen një kontrolli të përbashkët kufitar edhe në pikëkalimin...
    Lajme28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në tetë lokacione të Prishtinës dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për kryerje të...
    Sport28 Maj 2025
    Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, e ka pritur të mërkurën në kabinetin e tij kapitenin e Kombëtares Shqiptare në futboll,...
    Vip28 Maj 2025
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alisa Maloku është gjithmonë pranë ndjekësve të saj në rrjetet sociale, edhe tani pasi është bërë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.