Sqarimi i Komunës së Malishevës vjen pasi që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) njoftoi sonte se edhe një person nga Komuna e Malishevës ka rezultuar pozitiv sot me COVID-19.
Shtabi Komunal Emergjent për Menaxhimin e Situatës me pandeminë COVID-19 në Malishevë sqaron se ka pasur kontakt me personin, i cili e ka konfirmuar se ka udhëtuar për në vendin ku jeton me familje dhe punon atje.
Testi i është bërë ditë më herët dhe i njëjti për shkak të obligimeve në punë, nuk ka mund të presë më gjatë për marrjen e rezultatit të analizës.
Shtabi Komunal iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën e nevojshme.