×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Oda Amerikane prezanton programin BERZH për përmirësim të menaxhimit financiar

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Menaxhimi më i mirë i financave të ndërmarrjeve dhe raportimi korrekt i tyre ka marrë një rëndësi të theksuar gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, e cila ka shkaktuar çrregullime të pa precedentë mbi ekonominë e vendit.

    Kjo u tha gjatë një forumi virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Ernst and Young Kosovo and Albania (EY), gjatë së cilës u prezantua Programi i BERZH për Përmirësimin e Menaxhimit Financiar, dhe mundësitë që ofron Ernst and Young për mbështetje të këtij programi.

    Arian Asolli, analist në programin e BERZH Këshilla për Bizneset, theksoi qëllimet e këtij programi përfshijnë përmirësimin e kapaciteteve të kompanive vendore për menaxhim dhe raportim financiar, në mënyrë që të njëjtat të krijojnë lehtësira për qasje direkte apo indirekte në kreditë që ofron BERZH, si dhe rritjen e atraktivitetit të bizneseve për investitorët vendas dhe ata të huaj.

    Ai po ashtu shtjelloi kriteret të cilat duhet plotësuar nga bizneset për përfshirje në këtë program, derisa përmendi edhe profilin ideal të kompanive që kjo bankë po kërkon, teksa bëri të ditur se përkrahja e BERZH do të jetë 75% e kostove totale.

    Emel Visha, menaxhere në zyrën e EY Kosovo and Albania për Strategji dhe Transaksione, tha se në kuadër të këtij programi, EY nëpërmjet strukturave të veta ka krijuar modelin e qëndrueshmërisë së ndërmarrjeve, të ndarë në tre etapa të cilat përfshijnë përgjigjen me urgjencë tani, përgatitjen për të ardhmen dhe të menduarit tutje, duke marrë në konsideratë çrregullimet e shkaktuara nga COVID-19.

    Ajo potencoi pikat kryesore për ndërhyrje në biznes ku kjo kompani mund të ofrojë asistencë, duke përmendur përgatitjen e një plani të biznesit, parashikimin e likuiditetit dhe analizën e skenarëve, si dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për proceset e aplikimit për ndihmë financiare.

    Shkëmb Gashi, menaxher në departamentin e auditimit në kompaninë Ernst and Young Kosovo and Albania foli për gjendjen aktuale të ekonomisë së Kosovës duke tërhequr paralele në mes të situatës para-pandemike dhe asaj të tanishme, duke vlerësuar ndikimet që pandemia COVID-19 ka pasur mbi veprimtaritë e bizneseve dhe ekonominë në përgjithësi.

    Ai theksoi një ndër problematikat më primare me të cilat ballafaqohen ndërmarrësit sot, siç është risku i vijimësisë së biznesit duke shtuar se EY ofron mbështetje përmes analizave të ndryshme makroekonomike, të faktorëve specifik të ndërmarrjes që mund të ndikohen nga pandemia dhe analiza të tjera sipas nevojës.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Gusht 2025
    Liridon Restelica, i njohur për përvojën e tij të gjatë në administratën publike dhe sektorin privat, do të jetë pjesë e Kuvendit...
    Lajme14 Gusht 2025
    Partia e Ramiz Lladrovcit, PDK-RLL ka marrë dritën jeshile për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Kësisoj, ai ka...
    Lajme14 Gusht 2025
    Gjykata Kushtetuese, ka bërë të ditur se vendimi i plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit do të publikohet në faqen zyrtare...
    Të tjera
    Lajme14 Gusht 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim për situatën financiare në RTK dhe i ka bërë thirrje Qeverisë që të...
    Lajme14 Gusht 2025
    Prindërit e Astrit Deharit, aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, i kanë drejtuar me një letër prokurorit të ri të rastit. Me...
    Lajme14 Gusht 2025
    Nëse e ke mendjen te Berlini, qyteti i kontrasteve, i historisë dhei ritmeve moderne – tani është koha e duhur për të...
    Lajme14 Gusht 2025
    Ramadan Morinës, sot iu caktua një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ai dyshohet për krime të luftës në Kosovë, duke...
    Lajme14 Gusht 2025
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj M.M. dhe A.B. për veprën penale “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”. Ata akuzohen “se kanë nxitur...
    Lajme14 Gusht 2025
    Pas emërimit të ish-kandidatit të Vetëvendosjes për deputet, Mentor Hyseni, në pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ka reaguar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.