Sot në Talinoc të Muhaxherëve ka nisur ndërtimi i fabrikës së re të ujit, e cila do të siguroj furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijes për fshatrat Sojevë, Dardani e Zllatar.
Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu tha se ndërtimi i kësaj fabrike të ujit njëherësh do të rrisë kapacitetet e furnizimit me ujë për fshatrat Talinoc i Muhaxherëve, Fshat i Vjetër, Bibaj si dhe një pjese të qytetit.
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro parasheh ndërtimin e fabrikës së ujit me kapacitet përpunimi 80l/sekondë, shtrirjen e tubave furnizues për fshatra e pjesë të qytetit, rezervuarin me kapacitet prej 500 metër kub, si dhe hapjen e pesë puseve të reja të cilat tashmë janë përfunduar, zgjidh furnizimin me ujë të pijes në periudhë afatgjatë për vendbanimet e Ferizajt.