×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Nga e hëna nis licencimi i laboratorëve privatë për realizimin e testeve serologjike

    FrontOnline
    01 Gusht 2020

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar ashpërsimin e masave antiCOVID-19, në kohën kur vendi po përballet me një numër në rritje të rasteve me fatalitet.

    Vetëm në tri ditët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 41 raste të vdekjeve si pasojë e koronavirusit, duke bërë që autoritetet shëndetësore të ashpërsojnë masat antiCOVD-19.

    “Nga sot në koordinim me Policinë, AVUK-in dhe Prokurorinë e Shtetit, konform legjislacionit, do të fillojmë me ashpërsimin e zbatimit të masave. Gjithashtu, nga kjo javë do të shtohet numri i inspektorëve në terren, duke rritur kështu mundësinë për zbatimin strikt të masave të caktuara”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

    Ai po ashtu ka bërë të ditur se nga e hëna do të fillojë licencimi i laboratorëve privatë për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare.

    Postimi i plotë:

    Duke parë numrin në rritje të rasteve dhe mosrespektimin e masave nga qytetarët, jemi të obliguar që t’i ashpërsojmë masat!

    Kur e kam marrë mandatin si ministër i Shëndetësisë, në kohën kur ka filluar lehtësimi i masave, kam qenë i vetëdijshëm se do të ketë rritje të rasteve me Covid-19. Kam qenë i vetëdijshëm edhe për presionin nga dikastere të ndryshme për hapje.

    Është krejt ndryshe të menaxhohet pandemia në mbyllje totale, e krejt tjetër kur ke ekonominë në hapje. Por, kemi qenë të vendosur që ta ruajmë shëndetin publik, por paralelisht edhe atë ekonomik e mental.

    Në vazhdimësi kam bashkëpunuar me ekspertët shëndetësorë dhe institucionet përkatëse dhe bazuar në rekomandimet e tyre, kam ndërmarrë masat për menaxhimin e pandemisë.

    Por, pavarësisht masave që kemi marrë, në ditët e fundit kemi parë se ato masa nuk janë respektuar. Derisa Bashkësia Islame e Kosovës ka respektuar masat, për çfarë e falënderoj, në sektorin e gastronomisë dhe nga shumica e qytetarëve ato nuk u respektuan.

    Mbrëmë, unë vetë isha dëshmitar në terren, por gjithashtu kam marrë mijëra mesazhe nga qytetarët e shqetësuar. Prandaj, nga sot në koordinim me Policinë, AVUK-in dhe Prokurorinë e Shtetit, konform legjislacionit, do të fillojmë me ashpërsimin e zbatimit të masave!

    Krahas masave që do t’i marrim menjëherë, jemi duke punuar në lehtësimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, me riorganizimin e ambulancave specialistike dhe me krijimin e një spitali portativ vetëm për pacientët me COVID-19, pasi jemi të vetëdijshëm se me ngarkimin e QKUK-së po rritet mundësia e infektimit me COVID-19 edhe e pacientëve që janë aty për trajtime të tjera.

    Gjithashtu, nga kjo javë do të shtohet numri i inspektorëve në terren, duke rritur kështu mundësinë për zbatimin strikt të masave të caktuara.

    Ndërsa nga e hëna do të fillojë licencimi i laboratorëve privatë për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare!

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Gusht 2025
    Kosova ka hequr tarifën prej 10 për qind për mallrat me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë ditës së djeshme,...
    Lajme14 Gusht 2025
    Kandidati i VV’së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka publikuar listën e kanddiatëve për asamblenë komunale atje. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Gusht 2025
    Kur Qeveria e Kosovës premtoi, para më shumë se katër vjetësh, se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) do të mbyllej dhe se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Disa vatrat zjarrit vijojnë të jenë ende aktive në Gramsh dhe po punohet intensivisht për shuarjen e tyre të plotë. Ndërsa në...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, është shprehur i shqetësuar për pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Luftiu...
    Kronika14 Gusht 2025
    Katër persona janë raportuar si të zhdukur në Kosovë gjatë ditëve të fundit. Rasti i parë është në Nashec të Prizrenit, ku...
    Lajme14 Gusht 2025
    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme...
    Sport14 Gusht 2025
    Lojtarët e Chelseat kanë vendosur të bëjnë diçka të bukur sipas gazetarit të “The Athletic”, Adam Crafton. Pasi triumfuan në Kupën e...
    Kronika14 Gusht 2025
    Një grua nga Gjilani ka vdekur derisa kishte qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK dje rreth orës 01:45. Policia tha se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.