Kina raportoi sot 19 raste të reja të koronavirusit, që është më pak se një ditë më parë, kur kishte 25 raste të infeksionit.
Nga të infektuarit e ri, 11 raste janë importuar, ndërsa ka pasur 16 një ditë më parë, raporton Reuters.
Kina raportoi gjithashtu 20 raste asimptomatike të COVID-19, të njëjtin numër si një ditë më parë.
Në Kinë, 84.756 raste të koronavirusit janë konfirmuar që nga fillimi i pandemisë, dhe gjithsej 4,634 njerëz kanë vdekur.