×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​NASA blen gurët e Hënës nga njerëzit në të gjithë botën, por ka një kusht të vetëm

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    NASA dëshiron të blejë gurë nga Hëna dhe po kërkon kompani që do të shkojnë në “gërmime hapësinore”.

    Kjo agjenci po kërkon të jetë në gjendje të krijojë një kornizë ligjore për aspiratat e saj galaktike.

    Agjencia mbledh oferta nga studiuesit në të gjithë botën të cilët janë të gatshëm të financojnë udhëtimin e tyre në hënë dhe të mbledhin mostra toke ose shkëmbi pa e kthyer atë material në Tokë.

    Qëllimi i kësaj përpjekjeje është të krijojë një precedent ligjor për minierat në sipërfaqen e Hënës, i cili do të mundësonte që NASA një ditë të mbledhë akull, helium dhe materiale të tjera të dobishme për kolonitë në Hënë dhe, një ditë, në Mars, shkruan Fortune.

    NASA gjithashtu dëshiron të demonstrojë potencialin e “shfrytëzimit të burimeve në vend” ose përdorimit të materialit “lokal” për misionet e ardhshme hapësinore, tha agjencia.

    “NASA parashikon që të paguajë midis 15,000 dhe 25,000 dollarë për kontratë, por çmimi përfundimtar do të përcaktohet nga konkursi,” tha drejtori i NASA Jim Braidenstein.

    Ofertuesi fitues “do të mbledhë deri në 500 gramë material hënor, do ta fotografojë atë, do të dokumentojë vendndodhjen e tij dhe më pas do të transferojë pronësinë e rekolitit hënor ose shkëmbinjve te NASA”, tha agjencia. NASA më pas do të zgjidhë çdo plan për të marrë materialin.

    Nuk është ende e qartë se kush mund të jetë kandidat. Aterrimi në Hënë nuk është as i lirë dhe as i lehtë dhe NASA do të paguajë vetëm për materialin e mbledhur. Furnizuesi do të jetë përgjegjës për të gjitha kostot që lidhen me misionin.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.