×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Nagavci: Vaksinimi i mësimdhënësve prioritet

    FrontOnline
    07 Maj 2021

    Procese dhe aktivitete të rëndësishme në arsim e që për objektiv kanë mbylljen me sukses të këtij viti shkollor kanë qenë temë kryesore e diskutimit në një takim të përbashkët mes zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA).

    Në këtë takim, ministrja Arbërie Nagavci i ka falënderuar drejtorët e DKA-ve për përkushtimin e tyre gjatë gjithë vitit, që të menaxhojnë me sukses sfidat dhe vështirësitë e organizimit të mësimit në kushte të pandemisë COVID-19.

    Ministrja, gjithashtu, i ka falënderuar drejtorët dhe mësimdhënësit në gjithë Kosovën që i janë përgjigjur kërkesës së ministrisë për të organizuar mësimin plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë.

    Po ashtu, ministrja Nagavci ka vlerësuar lartë mbështetjen e Fakultetit të Edukimit gjatë gjithë periudhës së pandemisë, e veçanërisht duke iu përgjigjur nevojës për angazhimin e studentëve për të zëvendësuar mësimdhënëset shtatzëna, të cilat sipas vendimit të Qeverisë janë të liruara nga pjesëmarrja fizike në shkollë.

    Në takim u bisedua edhe rreth përgatitjeve që po bëhen për mbajtjen e Testit të Arritshmërisë, Testit të Maturës, si dhe vlerësimeve ndërkombëtare si PISA dhe PIRLS. Ministrja ka kërkuar mobilizim të plotë në mbarëvajtjen e testeve në mënyrë që rezultatet të jenë sa më reale.

    Drejtorët komunalë të arsimit ngritën disa shqetësime si paditë e mësimdhënësve në gjykata për çështjen e shujtave për shkak të kontratës kolektive, mungesën e stafit në shkolla, derisa kërkuan edhe që të jetë prioritet vaksinimi i mësimdhënësve.

    Ministrja tha se vaksinimi i mësimdhënësve do të jetë prioritet, por do të shihet mundësia që t’ju jepet përparësi mësimdhënësve që vuajnë nga sëmundje të rënda dhe ata që janë në moshë të shtyrë.

    Arsimi dhe aftësimi profesional ishte po ashtu temë e takimit, për të cilën ministrja Nagavci theksoi se ky segment i arsimit është pikë e veçantë edhe në programin qeverisës, duke e pasur parasysh rëndësinë që ka në zhvillimin ekonomik të vendit dhe rritjen e punësimit.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.