Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës së Hungarisë me rastin e Ditës Kombëtare.
Ajo me këtë rast ka shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e Hungarisë, ndërsa ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.
Kosova është njohur nga Republika e Hungarisë më 19 mars të vitit 2008.