×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Me gjithë vërejtjet partitë përkrahin projektligjin për pandeminë

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    LVV, LDK, PDK e AAK po mbështesin projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Në Kuvend është duke u zhvilluar seanca për shqyrtimin e parë të projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë.

    Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga deputetët që ta mbështesin projektligjin në fjalë.

    Nagavci: LVV mbështet tërësisht këtë projektligj

    “Grupi parlamentar i LVV-së e mbështet tërësisht këtë projektligj, duke e vlerësuar të nevojshëm dhe të dobishëm në menaxhimin më të mirë dhe të ligjshëm të situatës me COVID-19. LVV dhe deputetët e saj si dje kur ishin në qeverisje, sit ani në opozitë, si nesër kur do të jemi shumë shpejt në qeverisje e kemi dhe do ta kemi interesin e qytetarëve në rend të parë. Andaj e mbështesim plotësisht këtë projektligj dhe ju bëjë thirrje të gjithë deputetëve që për të mirën e qytetarëve të mbështetni këtë projektligj”, ka thënë ajo.

    Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni tha se përkundër mangësive që ka ky projektligj, Grupi Parlamentar i LDK-së do ta përkrahë. Megjithatë tha se duhet të kompletohet para votimit për herë të dytë.

    Hyseni: LDK e përkrah këtë projektligj

    “Ligji anti-COVID, ashtu siç e kemi dhënë përkrahjen në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, si GP i LDK-së do ta përkrahim. Ky ligj do të jetë në shërbim të institucioneve që merren me pandeminë dhe për qytetarët të cilët janë ata që qëllimi ynë është për t’i ruajtur.. Ky projektligj ka realisht shumë mangësi të cilat gjatë procedimit para votimit të dytë ta kompletojmë dhe t’i shërbejmë pandemisë në të cilën ne përballemi sot ”, ka deklaruar ai.

    Gjithashtu edhe Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se do ta mbështesin projektligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

    Haxhiu: Ky ligj ka pasur mundësi që të votohet shumë më herët

    “Këtë po e flasim me 5 muaj vonesë. Ky ligj ka pasur mundësi që të votohet shumë, shumë më herët…Jemi që me e votua dhe procedua këtë ligj në lexim të parë, por se për ta bërë një ligj në shërbim të qytetarëve do të duhej minimum 7 ditë kohë komisioni me punua, dhe me i jep mundësi edhe deputetëve të tjerë që ky ligj të jetë i gjithë deputetëve. Dhe nëse dëshironi me aprovua me ndryshime të shpejta atëherë me u jep mundësi deputetëve që të kenë mundësi me i pa amendamentet deri të hënën ose të martën dhe pastaj që ne me përfundua deri të premten të ardhshme”, ka deklaruar Haxhiu.

    Këtë projektligj e përkrah edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, këtë e tha Albena Reshitaj nga kjo parti.

    Reshitaj: AAK përkrahë në parim këtë projektligj

    “Dua të them që Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e përkrahë në parim projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, ka deklaruar Reshitaj.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Gusht 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje nga takimi i parë i punës me Përparim Ramën dhe 56 kandidatët e LDK-së...
    Lajme21 Gusht 2025
    Ish-deputetja e PDK’së, Besa Ismaili Ahmeti ka reaguar pas vendimit për të mos certifikuar Listën Serbe, duke e cilësuar këtë si një...
    Lajme21 Gusht 2025
    Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, duke komentuar mosçertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit, thotë se “pjesëmarrja politike...
    Të tjera
    Lajme21 Gusht 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka lëshuar një reagim politik ndaj kryetarit aktual të Gjilanit, Alban Hysenit, duke e...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka propozuar një garanci sigurie pas luftës që do t’u kërkonte aleatëve të Ukrainës të vendosnin brenda 24...
    Lajme21 Gusht 2025
    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kujtuar me respekt dhe nder tetëvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi. Në një...
    Lajme21 Gusht 2025
    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se sulmet personale në mbledhjen e sotme të KQZ-së, sipas tij, nga ata...
    Lajme21 Gusht 2025
    Mendimi për motin – 21.08.2025 Stuhi mjaft të ashpra po parashihet të përfshinë pjesët bregdetare të rajonit gjatë natës, me reshje të...
    Lajme21 Gusht 2025
    Me 2 vota kundër e 7 abstenime nuk ka kaluar rekomandimi i Komisionit për Certifikimin e Partive Politike lidhur me certfikimin e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.