×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Marrëveshja me Greqinë, emrat e ekipit negociator që duhet të largohen

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Qeveria shqiptare duhet të rikompozojë grupin negociator për një marrëveshje të re detare me Greqinë. Nga 13 anëtarë të ekipit, janë të paktën 4 që duhet të ndryshohen, pasi janë larguar nga postet e mëparshme.

    Një prej tyre është Aida Hajnaj, e cila mori këtë të martë detyrën e drejtueses së Byrosë Kombëtarë të Hetimit, duke u larguar nga posti i numrit dy të Policisë së Shtetit, arsye për të cilën ishte përfshirë në ekipin negociator.

    Gjeneralmajor Ylber Dogjani, ishte bashkëkryetari ekipit negociator. Ai u shkarkua nga presidenti Ilir Meta një vit më parë, nga detyra e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave Detare, me propozim të Ministres së Mbrojtjes.

    Kapiten Artur Meçollari, ish-zv/komandanti i Forcave Detare Shqiptare, ishte gjithashtu në ekipin negociator shqiptar, por ai u shkarkua pak javë më parë nga ministrja e Mbrojtjes pasi kishte lejuar zhvillimin e një ceremonie martesore në një nga anijet luftarake shqiptare, pa autorizim nga eprorët.

    Meçollari, i cili kundërshtoi paktin detar të 2009 të firmosur nga Lulzim Basha, ishte një nga emrat më të kundërshtuar nga opozita shqiptare, kur u përfshi në ekipin negociator nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

    Edhe ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko, tashmë i emëruar ambasador i Shqipërisë në Londër, do të duhet të zëvendësohet. Nevojën për të bërë ndryshime në ekipin me të cilin Shqipëria paraqitet përballë palës greke në negociatat për kufirin detar, e njoftoi pak ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama.

    Qeveria ende nuk ka zgjedhur negociatorët e rinj, të cilët duhet të marrin besimin e presidentit Meta, i cili duhet t’i japë plotfuqi emrave që do të propozohen nga Rama, për të vijuar bisedimet tashmë të ndërprera me Greqinë, për një marrëveshje të re për kufijtë detare.

    Ndërsa në nivel politik, ndryshimet e përfolura të ekipit qeveritar në vjeshtë, mund të sjellin risi edhe për vetë kreun e Ministrisë së Jashtme. /A2

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.