×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Marrëveshja me Greqinë, emrat e ekipit negociator që duhet të largohen

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Qeveria shqiptare duhet të rikompozojë grupin negociator për një marrëveshje të re detare me Greqinë. Nga 13 anëtarë të ekipit, janë të paktën 4 që duhet të ndryshohen, pasi janë larguar nga postet e mëparshme.

    Një prej tyre është Aida Hajnaj, e cila mori këtë të martë detyrën e drejtueses së Byrosë Kombëtarë të Hetimit, duke u larguar nga posti i numrit dy të Policisë së Shtetit, arsye për të cilën ishte përfshirë në ekipin negociator.

    Gjeneralmajor Ylber Dogjani, ishte bashkëkryetari ekipit negociator. Ai u shkarkua nga presidenti Ilir Meta një vit më parë, nga detyra e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave Detare, me propozim të Ministres së Mbrojtjes.

    Kapiten Artur Meçollari, ish-zv/komandanti i Forcave Detare Shqiptare, ishte gjithashtu në ekipin negociator shqiptar, por ai u shkarkua pak javë më parë nga ministrja e Mbrojtjes pasi kishte lejuar zhvillimin e një ceremonie martesore në një nga anijet luftarake shqiptare, pa autorizim nga eprorët.

    Meçollari, i cili kundërshtoi paktin detar të 2009 të firmosur nga Lulzim Basha, ishte një nga emrat më të kundërshtuar nga opozita shqiptare, kur u përfshi në ekipin negociator nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

    Edhe ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko, tashmë i emëruar ambasador i Shqipërisë në Londër, do të duhet të zëvendësohet. Nevojën për të bërë ndryshime në ekipin me të cilin Shqipëria paraqitet përballë palës greke në negociatat për kufirin detar, e njoftoi pak ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama.

    Qeveria ende nuk ka zgjedhur negociatorët e rinj, të cilët duhet të marrin besimin e presidentit Meta, i cili duhet t’i japë plotfuqi emrave që do të propozohen nga Rama, për të vijuar bisedimet tashmë të ndërprera me Greqinë, për një marrëveshje të re për kufijtë detare.

    Ndërsa në nivel politik, ndryshimet e përfolura të ekipit qeveritar në vjeshtë, mund të sjellin risi edhe për vetë kreun e Ministrisë së Jashtme. /A2

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Është numëruar kutia e parë përmes votimit elektronik në Vorë, në qendrën e votimit nr. 1558, ZAZ 27. Sipas të dhënavetë siguruar...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Raportohet për situatë tensioni në afërsi të ‘Petro Nini’ në Tiranë. Sipas gazetarit të Top Channel, Muhamet Veliut, Partia Demokratike pretendon se...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PD-së, Sali Berisha ka përshëndetur përzemërsisht të gjithë qytetarët që dolën sot dhe votuan për të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Një tjetër rast i fotografimit të votës është regjistruar në Shqipëri gjatë procesit zgjedhor, edhe këtë herë në fshatin Spathar të Librazhdit....
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 18. Që prej momentit kur u hapën qendrat...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Një 30-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka fotografuar votën. Sipas policisë, shtetasi M. P., banues në Këlcyrë, gjatë procesit...
    Lajme11 Maj 2025
    AAK do të dorëzojë nesër, në ora 11:00, kërkesën për vlerësim kushtetues të vendimit të Kuvendit të Kosovës që refuzoi formimin e...
    Lajme11 Maj 2025
    Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini,  për FrontOnline ka bërë të ditur se ka gjasa të mëdha që të rikandidojë për...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u tha të dielën udhëheqësve rusë dhe francezë se është arritur një “pikë kthese historike” në përpjekjet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.