×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Marrëveshja energjetike, hap një epokë të re ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

    FrontOnline
    22 Prill 2020

    Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Ilir Shala ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi me të cilin diskutuan për marrëveshjen e re në mes te KOST-it dhe ENTSO-E.

    Shala tha se në javën në vijim pritet edhe nënshkrimi i kësaj marrëveshje që mundëson pavarësinë energjetike të KOST-it dhe Kosovës.

    “E njoftuam për procesin e arritjes dhe votimit të marrëveshjes së kyçjes KOSTT-ENTSO-E, dhe në javën në vijim po ashtu edhe në javët në vijim për procesin e nënshkrimit ku definitivisht do të bëhet pavarësimi energjetik i KOSTT-it dhe i Kosovës….kjo marrëveshje të kyçjes KOSTT-ENTSO-E i ka paraprirë edhe marrëveshja e krijimit të bllokut që është në shkruar ne Tirana më 26 nëntor 2019 meqë rast është paraparë që të funksionojmë si zone rregulluese brenda bllokut Kosovë-Shqipëri”, tha ai.

    Kurse, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi tha se kjo marrëveshje hap një epokë të re bashkëpunimi në sektorin energjetik në mes dy shteteve.

    “Është një ditë e gëzueshme për gjithë sistemin energjetik të Kosovës. Unë mendoj që hapet një epokë e re jo vetëm për Kosovën por edhe për një bashkëpunim shumë efektiv midis sistemeve tona energjetike për të hartuar projekte tona të përbashkëta për të pasur një vizion të përbashkët që në të ardhmen të hartojmë ato politika zhvillimore që do t’i japin një zhvillim të madh zhvillimit të ekonomisë në përgjithësi por edhe një thellimin të mëtejmë të një bashkëpunimi të sektorëve energjetik të Shqipërisë dhe Kosovës”, tha ai.

    Kujtojmë që Grupi Regjional i Evropës Kontinentale ka miratuar marrëveshjen e re të KOSTT dhe ENTSO-E. Ajo ka shtuar se me këtë Kosova dhe KOSTT-i e fitojnë pavarësinë energjetike, ku me arritjen e kësaj marrëveshje KOSTT dhe Republika e Kosovës fitojnë pavarësinë energjetike.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.