×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Manekinia e njohur izraelite dënohet me nëntë muaj shërbim të komunitetit

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Një gjykatë izraelite dënoi manekinen Bar Refaeli me nëntë muaj shërbim komunitar dhe nënën e saj me 16 muaj burg, duke i dhënë fund një çështje të gjatë evazioni fiskal që dëmtoi imazhin e ikonës dikur të dashur të Izraelit.

    Refaeli hyri në sallën e gjyqit me një maskë mbrojtëse në fytyrë, e shoqëruar nga babai i saj Raffi, nëna Zipi dhe një avokat.

    Tridhjetë e pesëvjeçarja Rafali dhe nëna e saj u gjetën fajtore në korrik për shmangien e taksave të të ardhurave prej gati 10 milionë dollarësh.

    Bazuar në marrëveshjen e pranuar nga gjykata, ata u urdhëruan të paguajnë një gjobë prej 1.5 milion dollarësh dhe t’i kthejnë taksat që i detyrohen shtetit.

    Zipi Refaeli do të fillojë vuajtjen e dënimit me burg javën e ardhshme.

    Çështja bazohet në të ardhurat e Bar Refaelit në të gjithë botën dhe përpjekjet e familjes së saj për të zbehur lidhjet e saj me Izraelin.

    Ajo është ende e njohur në atë vend dhe fotot e saj mund të shihen në billborde afër autostradave, dhe vitin e kaluar ajo ishte nikoqire e konkursit të këngës Eurovision në Tel Aviv.

    Manekinia ka udhëtuar nëpër botë për vite me radhë dhe fotografia e saj u botua në ballinën e revistës Sports Illustrated, dhe ajo gjithashtu tërhoqi vëmendjen për shkak të marrëdhënies së saj të gjatë me aktorin e Hollywood-it Leonard DiCaprio.

    Refaeli pretendon se ajo nuk qëndroi të shumtën e kohës në Izrael dhe për këtë arsye nuk iu desh të deklaronte të ardhurat e saj gjatë viteve të caktuara.

    Prokurorët refuzuan pretendimin e saj dhe e akuzuan atë për dhënie të informacionit të pasaktë.

    Aktakuza pretendon se ajo fitoi rreth 7.2 milionë dollarë nga 2009 deri më 2012, duke pretenduar të jetonte jashtë vendit për të shmangur pagimin e taksave izraelite mbi të ardhurat e saj.

    Në seancat e hershme, një gjykatë izraelite vendosi që marrëdhënia e saj me DiCaprio nuk mund të përshkruhej si jetë familjare dhe se ajo nuk mund të kërkonte qëndrimin e tij në Shtetet e Bashkuara për të shmangur pagimin e shumës së plotë të taksave.

    Avokatët e manekines thanë se marrëveshja tregoi se ajo nuk shmangu qëllimisht taksat.

    Nëna e saj, e cila është gjithashtu agjentja e saj, akuzohet për mos raportimin e të ardhurave, evazionin fiskal dhe ndihmën e dikujt tjetër për të shmangur pagesën e taksave.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Një 22-vjeçar nga Prishtina është ndaluar nga policia në Kukës, nën dyshimin se nuk deklaroi në kufi të hollat. Policia ka bërë...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Ambasada e Gjermanisë në Washington ka njoftuar se kancelari gjerman, Friedrich Merz, do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është përgjigjur Kurtit pas sulmeve që ky i fundit sot ua ka bërë partive e deputetëve...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Ambasada e Gjermanisë në Washington ka njoftuar se kancelari gjerman, Friedrich Merz, do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth, ka paralajmëruar se Kina përbën një kërcënim “të menjëhershëm” për Tajvanin, ndërsa u ka kërkuar...
    Lajme31 Maj 2025
    Me një grup prej mbi 50 personash, përfshirë pjesëtarë të Divizionit Malor të Ushtrisë Gjermane që shërbejnë në KFOR, ambasadori gjerman në...
    Lajme31 Maj 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për televizionin A2CNN në Shqipëri me datën 27 maj, kishte deklaruar se 70 %...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Irani ka rritur më tej rezervat e uraniumit të pasuruar afër nivelit të armëve. Kështu tha të shtunën një raport konfidencial nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.