×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Lipjani gati për fillimin e vitit të ri shkollor

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Pas pothuajse gjashtë muajsh nesër në Kosovë nxënësit do t’iu kthehen bankave të tyre shkollore.

    Procesi mësimor është mbajtur online për shkak të shpërthimit të pandemisë në mesin e muajit mars.

    MASH ka vendosur që viti i ri shkollor të fillojë në dy faza, edhe atë duke filluar prej datës 14 shtator dhe 21 shtator.

    E në Komunën e Lipjanit thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet që ky proces të fillojë sa më mirë.

    Kryetari Imri Ahmeti ka bërë të ditur se nesër, më 14 shtator, nxënësit në arsimin para-fillor, fillor, klasat e gjashta dhe klasat e dhjeta fillojnë mësimin në masat dhe kushtet e kërkuara.

    Ai ka thënë se shkollat e Komunës së Lipjanit janë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 sipas udhëzuesve, protokolleve dhe manualeve zyrtare të hartuara nga MASH, MSH, IKSHPK, ku është bërë edhe dezinfektimi i të gjitha shkollave.

    “DKA ka kryer të gjitha obligimet si furnizimi me maska, termometër, dezinfektues, stickers, postera, mjete higjienike dhe materiale tjera të nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor, ndërkohë që janë krijuar task-forcat në të gjitha shkollat e Komunës së Lipjanit”, ka thënë Ahmeti.

    Për më tepër, ai ka bërë të ditur se Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Lipjan konform situatës së krijuar do të raportojë në MASH për shkollat e kësaj komune.

    “Apeloj te të gjithë prindërit që të kenë kujdes për fëmijët e tyre, në rast se ju paraqitet ndonjë problem shëndetësor të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë dhe të njoftojnë përgjegjësit e shkollës. Gjithashtu, gjatë dërgimit të fëmijëve në shkollë të vendosin maskat dhe të mbajnë distancën konform rekomandimeve të IKSHPK-së, MSH-së dhe MASH-it”, shkruan Ahmeti në Facebook.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    Lajme31 Maj 2025
    Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Këtë e bëri...
    Lajme31 Maj 2025
    Gazmend Syla, nënkryetari i OVL UÇK-së, ka thënë se protesta e tyre kur ishte Trendafilova në Kosovë nuk ishte për ta frikësuar...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Nesër në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, ditë kjo që u kushtohet të drejtave, mirëqenies dhe lumturisë së më të...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se partia në të cilën bënë pjesë ndonëse nuk pranoi të ketë marrëveshje politike me...
    Lajme31 Maj 2025
    Fundjava ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh në pikën kufitare në Morinë, si pasojë e rritjes së temperaturave dhe nisjes së...
    Lajme31 Maj 2025
    Fundjava ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh në pikën kufitare në Morinë, si pasojë e rritjes së temperaturave dhe nisjes së...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Një 22-vjeçar nga Prishtina është ndaluar nga policia në Kukës, nën dyshimin se nuk deklaroi në kufi të hollat. Policia ka bërë...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është përgjigjur Kurtit pas sulmeve që ky i fundit sot ua ka bërë partive e deputetëve...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.