×
  • Lajme
  • Lajme

    ​KMDLNj: Përdorimi i forcës nga policët në shpërputhje të plotë me rrezikun

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, duke komentuar arrestimin e një qytetari i cili nuk e kishte vendosur maskën dhe pas një dueli verbal, në prani të familjes dhe qytetarëve, e arrestuan, ka konsideruar se përdorimi i forcës është në shpërputhje të plotë me rrezikun real pasi qytetari i dhunuar nuk i ka rrezikuar as policët në detyrë e as sigurinë e të tjerëve.

    KMDLNj thotë se pas miratimit të Ligjit për Pandeminë, është krijuar një bazë ligjore për sanksionimin e atyre që kundërshtojnë masat kufizuese të rekomanduara nga IKSHPK dhe për këtë arsye është rritur numri i ekipeve policore në terren.

    “Nëse Policia e Kosovës më parë ka qenë më e kujdesshme në shqiptimin e masave ndëshkuese, tani është bërë shumë më e rreptë dhe ka shqiptuar dënime , në kundërshtim me logjikën duke dënuar shoferë të automjeteve kur kanë qenë duke vozitur vetëm apo me anëtarë të familjes së ngushtë. Këtë e kanë bërë në paqartësi të Ligjit. Policia e Kosovës ka shqiptuar dënime edhe nëse qytetarët nuk i kanë vendosur maskat si duhet. Dje, katër policë të PK, pasi e ndaluan një qytetar i cili nuk e kishte vendosur maskën dhe pas një dueli verbal, në prani të familjes dhe qytetarëve, e arrestuan qytetarin NN duke përdorur forcë fizike për neutralizimin e tij. Në një informatë zyrtare, Policia e Kosovës ka deklaruar se qytetari i arrestuar përveç se ka fyer policët, e ka ngritur edhe dorën duke aluduar se ka dashur të përdorë forcë kundër zyrtarëve policorë. KMDLNJ, duke e gjykuar këtë rast si përdorim të panevojshëm të forcës ndaj një qytetari që vetëm verbalisht ka kundërshtuar policët dhe duke konsideruar se përdorimi i forcës është në shpërputhje të plotë me rrezikun real pasi qytetari i dhunuar nuk i ka rrezikuar as policët në detyrë e as sigurinë e të tjerëve ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës të nisë hetimet e menjëhershme në mënyrë që pas hetimeve ta adresojë përgjegjësinë konkrete. Gabimi kryesor që e bënë Policia e Kosovës në përpjekje për të arsyetuar veprimet e policëve, shkelës të detyrës, është se për opinion e kanë një arsyetim universal se policët e përdorin forcën sepse rrezikohen dhe pengohen në kryerjen e detyrimeve zyrtare”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.

    KMDLNJ përshëndet dhe përkrah reagimin e menjëhershëm të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe është i sigurt se IPK do të merr vendim të drejtë, pas përfundimit të hetimeve.

    “KMDLNJ e vlerëson Policinë e Kosovës si institucion prifesional, të besueshëm dhe korrekt e që e bënë njërinë ndër institucioneve më të sukseshme në rajon në zbatim të ligjit dhe të sigurisë andaj e refuzon çdo identifikim të disa policëve që shkelin ligjin gjatë punës së tyre, me punën e përgjithshme të Policisë së Kosovës. KMDLNJ ftonë qytetarët që t’i binden urdhërave të Policisë sidomos gjatë pandemusë sepse policët janë të detyruar ta zbatojnë ligjin dhe, nëse ka shkelje të të drejtave të njeriut ndaj qytetarëve, ata duhet t’i paraqesin rastet në Inspektoratin Policor të Kosovës ose te organizatat për të drejtat e njeriut. Ky rast por edhe rastet tjera është edhe një argument shtesë për KMDLNj që bartja e maskave në mjedis të hapur nuk duhet të jetë e domosdoshme por se duhet t’i lihet vullnetit të qytetarëve dhe se për këtë arsye qytetarët nuk duhet të dënohen”, thuhet në komunikatë.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar ta prezantojë planin e tij për sektorin e sportit. Përveç Stadiumit...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ka vdekur Menduh Mullaademi, stilisti i parë në Kosovë – një pre ikonave të Prishtinës. Për vdekjen e ti, kanë shkruar nga...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Deri në dy orë po vijojnë pritjet për të hyrë nga Jarinja në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, edhe te...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Të qeshura e argëtim ka shkaktuar Laurenti, kur vendosi ta imitonte këtë herë Leon. E gjitha për frazën e tij të numërimit,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Është gjetur pa shenja jete një burrë 57-vjeçar në fshatin Bruz Zallë të Malësisë së Krujës. Bëhet e ditur se ai ishte...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Xheneta ka dhënë disa doza qortimi ndaj Drilonit për siç tha ajo, se nuk di të shkruajë e të lexojë shqip. Sipas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.