×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Klubi i Prodhuesve kërkon miratimin urgjent të pakos emergjente të rimëkëmbjes

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Kryetari i Bordit të Klubit të Prodhuesve, Bashkim Osmani së bashku me ekzekutivin e Klubit të Prodhuesve ishin në një takim me kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.

    Arsyeja e takimit ishte diskutimi mbi gjendjen e tanishme të sektorit të prodhimit dhe avokimi për ndërmarrjen e disa masave të cilat do të ndikonin drejtpërdrejtë në përmirësimin e kësaj gjendje.

    Kryetari i Bordit të Klubit, Bashkim Osmani tha se është tejet e domosdoshme miratimi i menjëhershëm i pakos emergjente të rimëkëmbjes, e cila do të ndihmonte shumë prodhuesit vendorë, ku shumë prej tyre janë në prag të mbylljes së veprimtarisë.

    Prandaj është koha e fundit që kjo pako të miratohet dhe të fillojë implementimi i saj, duke krijuar lehtësirat e parapara për ekonominë.

    Gjithashtu, Osmani kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të mbështesë edhe Rezolutën e Prodhimit, ku Klubi i Prodhuesve me anë të kësaj rezolute kërkon që industria e prodhimit të shpallet sektor i rëndësisë nacionale, ku Qeveria e Kosovës do të duhej të përkrahë ndërmarrjet prodhuese, me qëllim të rritjes së kapaciteteve të tyre.

    Po ashtu, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës do të duhej që rimëkëmbjen ekonomike të vendit ta bazojnë në fuqizimin e industrisë së prodhimit, si zgjidhjen e vetme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

    Gjatë takim me kryetaren Osmani u përmend edhe iniciativa për prokurim publik, ku Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon nga institucionet shtetërore dhe ato publike që në procedurat e tenderimit këto institucione të fusin si kriter edhe prodhimin vendor, gjë që do të mbështeste prodhuesit gjatë kësaj krize dhe do të ndihmonte në rimëkëmbjen e tyre.

    Kryetarja Osmani shprehu gatishmërinë që të përkrahë këtë rezolutë, por edhe iniciativat tjera kështu duke ju qëndruar prodhuesve gjithnjë pranë.

    Nga Rubrika
    Ekonomi30 Maj 2025
    Hiç më pak se 830 milionë euro vlerësohet se arrin shuma e përgjithshme e projekteve ndërkombëtare të pezulluara ose të ndërprera në...
    Ekonomi30 Maj 2025
    Përfaqësues të bizneseve i bllokuan të enjten përkohësisht hyrjet në kryeqytet në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë, për çka...
    Ekonomi17 Maj 2025
    Që prej pandemisë COVID-19, në Kosovë e më gjerë flitet për rritje çmimesh. Ky trend ka vazhduar edhe në muajt e parë...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    Lajme30 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi do të jetë kandidat i...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës për shumë mandate, Arben Gashi, ka folur për FrontOnline rreth ngërçit që ka përfshirë Kuvendin e...
    Lajme30 Maj 2025
    Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e Misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, zhvilloi sot një vizitë në rajonin e Mitrovicës,...
    Sport30 Maj 2025
    Disa statistika të publikuara tregojnë se VAR-i ka bërë një numër rekord të ndërhyrjeve në sezonin 2024/2025 në La Liga dhe numrat...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.