×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Inspeksioni ndërpret punimet e ndërtimit të një ure mbi lumin Ibër

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Inspektorët Komunalë, së bashku me zyrtarë nga Drejtoria e Kadastrit, dhe në bashkëpunim me Policinë kanë marrë aksion për ndalimin e ndërtimit të urës mbi lumin Ibër tek vendi i quajtur “Shkëmbi i Dudës”, i cili ndodhet në mes të tri komunave Mitrovicës Jugore, asaj Veriore dhe Zveqanit.

    Sipas komunikatws komunale, kjo ndërprerje e punimeve është bërë pasi që operatori nuk ka kërkuar leje nga ana e komunës sonë për ndërtimin e asaj ure, dhe ai nuk do t’i vazhdoj punimet në atë pjesë deri sa të pajisjet me dokumentacionet e duhura nga Drejtoria përkatëse, dhe të dërgojë projektin të cilin parasheh të realizoj në atë vend.

    Në këtë aksion mori pjesë edhe drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, i cili tha se në asnjë rast nuk do të lejohen ndërtimet pa pajisje me leje ndërtimi dhe ju ka bërë thirrje qytetarëve, që të respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi, për ndërtime të objekteve të ndryshme.

    Me këtë rast, ka reaguar edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, pasi që Komuna e pjesës veriore nuk ka kërkuar leje nga institucionet tona për t’a pajisur me leje operatorin, por ka lejuar që ai të vazhdoj ndërtimin e urës pa leje nga organet komunale.

    Njëkohësisht ka kërkuar nga Komuna e pjesës veriore të shqyrtoj kërkesën për pajisje me leje për rregullimin e shtratit të lumit Ibër në atë pjesë, pasi që është interes i të gjithë qytetarëve tanë, dhe për të cilin janë dërguar të gjitha dokumentacionet e nevojshme, por që ende nuk lejojnë të zhvillohen punimet në atë pjesë.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.