×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haxhiu: Prokuroria duhet të veprojë në zbardhjen e rastit Dehari

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Lëvizja Vetëvendosje ka shfaqur shqetësimet e saja të vazhdueshme për mos zbardhjen e rastit Dehari.

    Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e kësaj partie Albulena Haxhiu ka thënë se po bëhen katër vjet pas vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe deri më tash nuk është bërë asgjë për zbardhjen e këtij rasti.

    “Dëshmitarët e rastit Astrit Dehari janë në arrati, dhe nuk është ndërmarrë asgjë. Prokuroria duhet të veprojë dhe të merret me të gjitha dyshimet”, ka thënë Haxhiu në një konferencë për media.

    Ndërkohë që presidenti Hashim Thaçi ka falur një dëshmitar të rastit Dehari, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se Lëvizjes Vetëvendosje i është mohuar kërkesa për qasje në dosjen e dëshmitarit.

    Ajo ka shprehur dyshimet për faljen e këtij dëshmitari, pasi sipas saj, ka raste të tjera të shumta që bëjnë kërkesa për falje.

    Presidenti Thaçi më 27 korrik të këtij viti ka shpallur dekretin për faljen e shtatë të dënuarve, në mesin e të cilëve edhe Luz Ndue Allakaj, i dënuar për vrasje të dyfishtë, ku njëra prej vrasjeve ishte e një i mitur 13-vjeçar.

    Astrit Dehari vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku po mbahej si i dyshuar lidhur me rastin e sulmit që kishte ndodhur ndaj Kuvendit te Kosovës.

    Fillimisht vdekja e tij u cilësua si vetëvrasje, por më vonë pas ekspertizës së ekspertëve nga Zvicra u hodhën dyshime se ai mund të jetë vrarë

    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2025
    Pas vizitës në Kosovë e Serbi, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të shkojë në selinë e NATO-s. Atje...
    Lajme28 Mars 2025
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se janë duke zhvilluar bisedime me partitë opozitare, përfshirë edhe LDK-në për krijimin...
    Lajme28 Mars 2025
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, në një konferencë për media ka thënë se gjatë fushatës zgjedhore e ka bërë të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2025
    Hungaria thuhet se ka dërguar oficerë policie në Bosnjë dhe Hercegovinë për ta ndihmuar Millorad Dodikun, kryetarin e entitetit serb të BeH...
    Lajme28 Mars 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, për FrontOnline ka deklaruar se është mirë që procesi i zgjedhjeve po i...
    Lajme28 Mars 2025
    Ambasada britanike në Kosovë ka uruar Kosovën për marrjen e njohjes nga shteti afrikan i Kenias. “Urime Kosovë për vendimin e Kenias...
    Lajme28 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armët e përdorura në vrasjen e së martës te “4 Llullat”, një kallash, një armë...
    Lajme28 Mars 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski....
    Lajme28 Mars 2025
    Deputeti i rizgjedhur nga PDK, Nait Hasani, për FrontOnline ka theksuar se certifikimi i rezultateve zgjedhore është një hap kyç që mund...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.