×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Gastronomët protestojnë nesër: Shpenzime të njëjta ndërsa qarkullimi ditor ka rënë 80%

    FrontOnline
    26 Korrik 2020

    Për të ngritur zërin dhe kërkesat e tyre që i vlerësojnë si legjitime dhe të arsyeshme, gastronomët e Kosovës, nesër do të organizojnë aksion simbolik dhe mbyllje një orëshe të lokaleve duke i dorëzuar simbolikisht çelësat te Qeveria dhe Parlamenti i Republikës së Kosovës. Sipas tyre, qarkullimi ditor ka rënë me 80% ndërsa puna më e madhe gjatë verës është në orët e mbrëmjes, kohë duhet të mbyllin lokalet për shkak të vendimeve qeveritare.

    Më shumë se protestë, gastronomët e quajnë si aksion simbolik, ku do të paraqesin tetë kërkesat e tyre e që janë: Riprogramim të kësteve të kredisë, lehtësira për qasje në mjete financiare, përkrahje për paga dhe qira edhe për së paku tre muaj, ulje të TVSH-së në 8% përkohësisht, zgjatje të orarit të punës, shtyrje për deklarim të pagesave të tatimeve për së paku edhe tre muaj, mbështetje në shpenzimet e rrymës, ujit dhe mbeturinave, si dhe mbështetje në kompensim të mallit të dëmtuar.

    Këtij aksioni do t’i bashkëngjiten edhe gastronomët e Gjakovës, të cilët sikurse të gjithë kolegët e tyre në mbarë vendin, thonë se janë dëmtuar shumë gjatë pandemisë dhe nga masat e reja qeveritare.

    Përfaqësuesi i gastronomëve të Gjakovës, Epikad Hoxha, thotë për KosovaPress se situata është në atë nivel ku nuk mban më, prandaj duhet urgjentisht që të ketë reflektim nga ana e autoriteteve shtetërore.

    Hoxha: Gastronomët e Gjakovës do të marrin pjesë në protestë

    “Është si simbolikë, duke marrë parasysh këto masa që janë marrë ndaj nesh, mendojmë qe i ka ardhur fundi dhe ne si gastronomë të Gjakovës iu kemi bashkëngjitë gastronomeve të tjerë të Kosovës që do të marrin pjesë të hënën në protestë në Prishtinë. Do të jetë një protestë simbolike ku do t’i dorëzojmë çelësat e lokaleve si shenjë proteste. [… Arsyeja e kësaj simbolike që kemi ndërmarrë është që përveç të na lejojnë të punojmë edhe pas orës 21:00, d.m.th. deri në ora 00:00 por edhe ora 01:00 por të kemi lehtësira në qasje në mjete financiare, te kemi edhe riproraim të kësteve të kredisë, të kemi lehtësira edhe në taksa të ndryshme si të tarasave, të tatimeve etj.”, thotë ai.

    Protestës së nesërme uron t’i bashkëngjiten të gjithë kolegët e tij edhe Jajo Kërleshë nga “Amiçi Bar” në Gjakovë. Sipas tij, ky veprim edhe pse i vonuar nga ana e gastronomëve uron që të ndikojë të Qeveria e Kosovës në mënyrë që të rishikojë masat.

    Ai tha se pas takimeve që kanë pasur me Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës është vendosur që nëse nuk do të ketë reflektim pas këtij aksioni simbolik, të ndërmarrin edhe hapa të tjerë.

    Kërleshi: Besoj që Qeveria të reflektojë pas protestës së gastronomëve

    “Edhe pse është i vonuar besoj që është vendim shumë i qëlluar, besoj që Qeveria pas kësaj proteste do të reflektojë dhe do t’i dëgjojë kërkesat tona. Do të jetë protestë simbolike si hap i parë pastaj nëse nuk realizohen kërkesat tona do të ketë edhe hapa të tjerë. […] Besoj që secili nga gastronomet e Kosovës do t’i bashkëngjitet kësaj proteste që është simbolike por me domethënie shumë të madhe”, thotë Kërleshi.

    Gastronomët pretendojnë se nga masat e reja janë duke pësuar rreth 4000 biznese të kësaj kategorie dhe më shumë se 14 mijë të punësuar, pa përmendur sipas tyre, efektet zinxhirore që kanë te bizneset e tjera të lidhura ngushtë me mbarëvajtjen e gastronomisë.

    Që dëmet janë të mëdha edhe te gastronomët e Gjakovës e thotë përfaqësuesi i këtyre bizneseve Epikad Hoxha, që pretendon se po punohet me 10% të kapaciteteve. Ai thekson se kushtet e qeverisë si distanca e tavolinave, dezinfektimi dhe të tjera kritere, janë plotësuar nga gastronomët.

    Hoxha: Po punojmë me 10% të kapaciteteve

    “Dëmet janë të mëdha duke marrë parasysh që jemi duke punuar me 10 % të kapaciteteve që ne mundemi të punojmë, këto kufizimet që tash kanë ardhë të pa menduara mirë sipas nesh, pasi që gjithë lokalet e gastronomisë janë duke iu përmbush masave çfarë ka kërkuar Qeveria e Kosovës. Ky vendimi të mbyllen lokalet është i pakuptueshëm”, thotë ai.

    Jajo Kërleshi nga “Amiçi Bar” thotë për KosovaPress se gastronomët ishin të parët që u mbyllën dhe të fundit që u hapën. Sipas tij, qarkullimi ditor ka rënë deri në 80% ndërsa e vështirëson edhe më shumë fakti që bashkatdhetarët nuk kanë ardhur si vitet e kaluara.

    Ai thekson se gjatë muajve të verës puna më e madhe është në orët e mbrëmjes, kohë kur qeveria tashmë ka marrë vendim që gastronomia të mbyllet. Sipas tij, përkundër rënies së punës, shpenzimet kanë mbetur të njëjta duke i çuar gastronomët drejt falimentimit.

    Kërleshi: Besoj që Qeveria të reflektojë pas protestës së gastronomëve

    “Orari prej 21:00 deri në 05:00 në mëngjes i ndalimit është shumë diskriminues për ne dhe na ka lënë si fajtor kryesor të përhapjes së pandemisë në Kosovë, e që nuk ka asnjë fakt që e vërteton një gjë të tillë. Besoj që është vendim diskimirnues dhe i pabazuar në asnjë fakt e studim. Na ndihemi shumë të diskriminuar nga autoritetet që e kanë marrë këtë vendim pa u konsultuar me bizneset dhe në këtë rast me gastronomët. Ne jemi mbyllur të parët nga 13 marsi dhe i kemi hapur më 1 qershor, pra të parët jem mbyllur dhe të fundit jemi hapur…. Shpenzimet i kemi të njëjta, stafi, qiraja, obligimet komunale dhe shpenzimet tatimore etj., kurse qarkullimin ditor e kemi rreth 70-80% më pak pasi që dihet në kohën e verës punohet zakonisht natën, ditën është qetësi për shkak të temperaturave, këtë vit nuk i kemi as bashkatdhetarët të kemi qarkullim më të madh”, u shpreh Kërleshi.

    Aksioni simbolik i gastronomëve të Kosovës para Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës do të fillojë prej orës 12:00 ndërsa lokalet do të qëndrojnë të mbyllura rreth një orë në të gjithë Kosovën.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.