×
  • Lajme
  • Lajme

    ​FSShK-ja i reagon Fitim Havollit: Dështuat në LDK tani mos manipuloni me infermierë

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, i ka reaguar kryetarit të Odës së Infermierëve, Fitim Havollit, pasi që ky i fundit tha se me Ligjin e ri të Pagave janë diskriminuar.

    FSShK-ja e ka akuzuar Havollin për dëmtimin e imazhit të puëntorëve shëndetësorë, duke ia rikujtuar se i njëjti ka qenë edhe kandidat për deputet nga radhët e LDK-së.

    “Ju bëjmë me dije për herë të parë dhe të fundit se, Z. Fitim Havolli ish kandidat për Asamble Komunale Prishtinë dhe ish- kandidat për deputet të LDK-së në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 i cili ka dështuar në politikë dhe tani kinse po merret me të drejtat e komunitetit infermieror, kërkojmë nga ky zotëri dhe seksioni i tij sindikal që të rri larg nga të drejtat e infermierëve sepse janë duke i dëmtuar në masë të madhe me veprimet e tyre me apo pa dije”, thuhet në reagimin e FSShK-së.

    Ky është reagimi i plotë i FSShK-së:

    Reagim publik i FSSHK-së ndaj deklarimeve të Z. Fitim Havolli në konferencën e mbajtur me datë 01.07.2020

    Federatat e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e pranuar ndërkombëtarisht në EPSU(Europian Public Service Union) dhe PSI( Public Service International) e cila në ombrellën e saj ka 50 Sindikata dhe seksione sindikale të shtrira në të tre nivelet e sektorit publik të shëndetësisë, nga numri i përgjithshëm i të punësuarve 13.180(ASK-2018) ku rreth 11 500 punëtorë shëndetësor janë anëtar të FSSHK-së të deklaruar vullnetarisht, ku bazuar në nenin 17 të Ligjit për Organizimin Sindikal është Federatë reprezentuese e cila i përfaqëson punëtorët shëndetësor në të gjitha institucionet duke i mbrojtur të drejtat e tyre ligjore si dhe duke i siguruar benefite shtesë përmes Kontratës Kolektive Sektoriale si të drejta më të avancuara nga Ligji i Punës.

    Kjo Federatë ka përfaqësuar denjësisht punëtorët shëndetësor gjatë përpilimit të Ligjit të Pagave, për të gjitha kategoritë pa dallim, prandaj jua bëjmë me dije për herë të parë dhe të fundit se, Z. Fitim Havolli ish kandidat për Asamble Komunale Prishtinë dhe ish- kandidat për deputet të LDK-së në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 i cili ka dështuar në politikë dhe tani kinse po merret me të drejtat e komunitetit infermieror, kërkojmë nga ky zotëri dhe seksioni i tij sindikal që të rri larg nga të drejtat e infermierëve sepse janë duke i dëmtuar në masë të madhe me veprimet e tyre me apo pa dije.

    Sa për dijeni të këtyre individëve dashakeq ju bëjmë me dije se organet më të larta të FSSHK-së siq janë Këshilli Drejtues dhe Kryesia e FSSHK-së përbëhet nga rreth 70% të infermierëve, kështu që deklaratat e tilla se infermierët nuk janë të përfaqësuar janë të pavërteta dhe të pakuptimta.

    Ju bëjmë me dije këtyre individëve dhe opinionit të gjerë se shfuqizimi i Ligjit mbi Paga nga ana e Gjykatës Kushtetuese është bërë duke u thirrur në ankesat tuaja, është shumë e pavërtetë,sepse në asnjë pikë të arsyetimit të Aktgjykimit me nr. KO 219/19 nuk përmendet punëtori shëndetësor, prandaj mos e dezinformoni opinionin me të pavërteta.

    Në fund ju njoftojmë se FSSHK është duke zhvilluar takime me instancat më të larta shtetërore me qëllim të gjetjes së një zgjidhje urgjente deri në plotësim ndryshimin e Ligjit të Pagave.

    Dhe apelojmë tek punëtorët shëndetësor të qëndrojnë UNIK dhe mos të bijnë pre e manipulantëve dhe protagonistëve të ndryshëm.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.