×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Fillon ndërtimi i çerdhes në lagjen 2 të qytetit të Skenderajt

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Në lagjen 2 të qytetit të Skenderajt, sot është vënë gurthemeli i fillimit të punimeve për ndërtimin e çerdhes publike, faza e parë e së cilës kap vlerën prej 90 mijë euro dhe bashkëfinancohet nga komuna e Skenderajt dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal kurse projekti në tërësi do të përfundojë vitin që vjen.

    Pas pritjes zyrtare që Kryetari Bekim Jashari i bëri në zyrën e tij Ministrit të Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, ata inauguruan fillimin e punimeve për realizimin e këtij projekti.

    Kryetari Jashari u shpreh i lumtur lidhur me projektin e sapo filluar duke thënë se për qytetin e Skenderajt, ndërtimi i çerdheve është më se i nevojshëm.

    Me këtë rast Jashari shprehu edhe mirënjohje për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal e cila, siç e tha edhe ai ka mbështetur Komunën e Skenderajt edhe në projektet e tjera.

    “Sapo vumë themelin e çerdhes në lagjen 2 afër Shkollës Teknike. Një projekt që ka pas nevojë shumë qyteti ynë. Nevojat dhe kërkesat nga qytetarët janë të mëdha për çerdhe tjera. Është projekt në bashkëfinancim nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, që na kanë mbështet edhe në projekte të kaluar”, tha Kryetari Jashari.

    Edhe Ministri Enis Kervan u shpreh i lumtur që Ministria që ai udhëheq po realizon projekte duke kontribuar në vendin që i dha shumë Kosovës.

    “Jam i lumtur që jam prezent këtu. Ju keni dhënë shumë për ndërtimin e shtetit tonë, me krenari jemi këtu për të kontribuar, sepse siç e ceket edhe ju gjithçka fillon me fëmijët”, tha Ministri Kervan.

    Projekti i çerdhes është projektuar nga dy student të arkitekturës , Ibrahim Zabeli dhe Elion Ismajli, të cilët kanë paraparë një arkitekturë brilante dhe moderne. Po ashtu, një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe përdorimit të materialeve në mënyrë që mos të paraqesin rrezik për shëndetin e fëmijëve.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Me një grup prej mbi 50 personash, përfshirë pjesëtarë të Divizionit Malor të Ushtrisë Gjermane që shërbejnë në KFOR, ambasadori gjerman në...
    Lajme31 Maj 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për televizionin A2CNN në Shqipëri me datën 27 maj, kishte deklaruar se 70 %...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka kritikuar mënyrën e organizimit të votimit për komisionin e fshehtë, duke e quajtur atë të jashtëligjshëm...
    Të tjera
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin Korschenbroich të Gjermanisë këtë të shtunë. Sipas raportimeve të DË, një aeroplan i vogël...
    Lajme31 Maj 2025
    PrishtinaTicket nga muaji mars ka hapu fluturimet direkte për në Göteborg nga Prishtina – çdo të mërkurë dhe të shtunë! Ky qytet...
    Lajme31 Maj 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, me disa ushtarë të KFOR-it nga disa vende të ndryshme dhe me alpinisten kosovare me...
    Sport31 Maj 2025
    Atletico Madrid po afron drejt arritjes së një marrëveshjeje për të mbajtur në ekip Clement Lenglet, i huazuar nga Barcelona, para FIFA...
    Vip31 Maj 2025
    Elgit Doda dhe Klea Huta janë konsideruar për vite me radhë një nga çiftet më të dashur dhe më të admiruar të...
    Lajme31 Maj 2025
    Euguen Cakolli nga KDI ka bërë me dije se sa po i kushtojnë buxhetit të shtetit deputetët, të cilët ende nuk e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.