Si pasojë e arrestimit të kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj nga njësitet speciale të Eulex-it, sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku do të jetë ushtrues detyre i kryetarit të veteranëve të luftës.
Ky vendim është marrë nga kryesia e kësaj organizate e cila ka mbajtur një mbledhje emergjente menjëherë pas përfundimit të bastisjes së Eulex.
Klinaku: Kryesia vendosi që unë të jem ushtrues detyre i kryetarit
“Kryesia u interesua për gjendjen si është unë iu raportova për bastijes si i kanë bërë ata. Sepse i kemi shikuar si bastisje sepse frika jonë ka qenë mos po lajnë diçka…kryesia vendosi që të marrë udhëheqjen e organizatës deri sa të vijnë kryetari dhe nënkryetari këtu bashkë me Migjenin do të udhëhiqi”, tha ai.
Klinaku para gazetarëve dha edhe disa detaje tjera për bastisjen, ku përveç dy kompjuterëve, bëri të ditur se hetuesit e Eulex-it kanë marrë edhe disa CD, për të cilat tha se janë vetëm të dhëna familjeve të dëshmorëve.
Ndërsa theksoi se edhe nënkryetari Nasim Haradinaj mund të jetë rrugës për në Hagë
Klinaku: Nasim Haradinaj çka kemi komunikuar me të ka tregu se po e dërgojnë edhe atë në Hagë
“Sa i përket zotërit Gucati menjëherë e kanë dërguar në Hagë. Telefonin si ka hyrë ia kanë marrë dhe nuk kam mundur të komunikoj me të…edhe për Nasim Haradinaj çka kemi komunikuar me të ka tregu se po e dërgojnë edhe atë në Hagë”, tha ai.
Prej orës 12:00 të paradites së premtes njësitet speciale të Eulex-it kanë bastisur për zyret e OVL-UÇK-së pas publikimit të një sërë dosjesh që ndërlidheshin me Gjykatën Speciale./E.Zeqiri