×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Dy raste të reja me koronavirus në Malishevë

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Sot janë regjistruar edhe dy raste të reja aktive me COVID-19 në Komunën e Malishevës.

    Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

    Rastet e reja të regjistruara janë nga fshatrat Carrallukë dhe Kërvasari.

    Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha ka deklaruar se rritja e numrit të të vdekurve është shqetësuese dhe kjo situatë është krijuar pasi ka filluar trajtimi i të prekurve në spitalet rajonale.

    “Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që të shqyrtojnë këtë situatë të krijuar dhe të marrin masat e nevojshme në trajtimin e pacientëve në spitalet rajonale dhe t’i shtojnë kapacitetet për trajtimin e pacientëve me COVID-19 në këto spitale, pasi numri i të vdekurve është rritur shumë dhe kjo është shqetësuese. Po ashtu, shqetësuese është vonesa në konfirmimin e rasteve për të prekurit, e sidomos për rastet e vdekjeve, andaj kërkojmë nga të gjitha organet përgjegjëse që të rritet niveli i përgjegjësisë, menaxhimit të situatës dhe trajtimit të rasteve me COVID-19”, ka thënë ai.

    Që nga data 14 mars e deri më sot, në Komunën e Malishevës me COVID-19 janë konfirmuar 186 raste, prej tyre 143 janë shëruar, aktiv janë 27 raste, ndërsa 16 persona kanë vdekur.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Mars 2025
    Dhjetë kandidatë kanë hyrë në listën e ngushtë për tu bërë drejtor të Autoritetit të Aviacionit Civil, raporton FrontOnline. FrontOnline, ka siguruar...
    Lajme13 Mars 2025
    Policia rajonale në Prishtinë po vazhdon implementimin e planit “Semafori” Sot, nga ora 9 deri në 14, janë shqiptuar 62 gjoba dhe...
    Lajme13 Mars 2025
    Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën te babai i tij i sëmurë në QKUK, raporton Ekonomia Online. Thaçi ka arritur paraditen e sotme...
    Të tjera
    Lajme13 Mars 2025
    Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka paralajmëruar padi ndaj Besian Mustafës së LDK-së nëse ky nuk kërkon falje për një...
    Vip13 Mars 2025
    Jetmir Salaj, fitues i “Big Brother”, do të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, si pjesë e listës...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist. Sipas një njoftimi nga ana e...
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Operatorët kryesorë në Shqipëri kanë mbyllur sot aksesin në platformën TikTok, pas një urdhri të lëshuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike....
    Lajme13 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës në Tregun e Mitrovicës. Osmani kujtoi shtatë jetët që u shuan tragjikisht, e cila...
    Lajme13 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi sot ka ardhur në Kosovë në vizitë te babai i tij i sëmurë pasi Dhomat e Specializuara të Hagës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.