×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Dumoshi zotohet për angazhim maksimal për të rinjtë në Kongresin Kombëtar të të Rinjve të Kosovës

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi mori pjesë në debatin virutal të organizuar nga Kongresi Kombëtar i të Rinjve të Kosovës në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich – Ebert me temën “Ndikimi social dhe kulturor – aktivizmi rinor”

    Pika kryesore të kësaj bisede ishin sfidat e të rinjve në kohën e pandemisë me theks tek aktivizmi online, roli i institucioneve në përfshirjen e të rinjve në menaxhimin e situatës me COVID- 10, mbështetja e iniciativave rinore në rritjen e aktivizmit rinor gjatë pandemisë dhe sfidat për mësim studimin online në muajt në vijim.

    Ministrja Dumoshi ka thënë se përfshirja e të rinjve në jetën social-kulturore është jetike për të gjitha shoqëritë, por gjithmonë më tepër për një shoqëri si e jona ku të rinjtë janë pjesa dërrmuese e popullsisë.

    Ministrja u bëri të ditur pjesëmarrësve të këtij takimi që MKRS në bazë të thirrjeve publike për mbështetje financiare të cilat kanë qenë të hapura për aplikim, sidomos në kohën e pandemisë ka ndihmuar dhe do të ndihmojë në fushën e rinisë në shumë totale prej 820.000 euro.

    Dumoshi ka thënë se ministria që ajo drejton, do të mbështesë financiarisht ndihma në fushën e ndërmarrësisë për trajnimin e të rinjve, edukimin jo-formal duke i kontribuar kështu mobilizimit të të rinjve për pjesëmarrje aktive qytetare.

    MKRS ka ndarë përkrahje financiare në shumë prej 250.000 euro për trajnimin e të rinjve për ndërmarrësi, 100.000 euro për integrim shoqëror dhe 100.000 euro për edukim shëndetësor. Aktualisht janë të hapura edhe dy thirrje në shumë 250.000 euro për zhvillim të politikave rinore dhe 120.000 për edukim joformal.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një interviste në Rubikon në Klan Kosova ka folur edhe për energjinë elektrike....
    Lajme22 Nëntor 2024
    Faton Peci, ministër i Bujqësisë, është pyetur në lidhje me dy figurat kryesore politike në Kosovës. Më saktë, Peci është pyetur së...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Deputeti i koalicionit qeverisës VV-GUXO, Ekrem Mustafa, ka folur për FrontOnline, rreth mundësisë së kthimit të një pjese të GUXO në Lidhjen...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta dhe reshjet e shiut bënë që Peja...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, në një prononcim për FrontOnline ka kritikuar Qeverinë e Kosovëës në lidhje me...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Boksieri Leonid Berisha është shpallur kampion i Zvicrës në kategorinë 80 kg.. Ky titull i tij vjen pas një viti përkushtimi e...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ish-koloneli Rrahman Sylejmani, pas gjetjes së armëve para dy ditësh në veri të vendit të cilat lidhen me sulmin në Banjskë, ka...
    Lajme22 Nëntor 2024
    45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kaq është vlera...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, do të mbajë sot konferencë për media. Sipas njoftimit të lëshuar nga Ministria,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.