×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Çeku mbrohet para Gjykatës, medieve u ndalohet publikimi i materialit

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Pas disa muajve të martën ka rinisur gjykimi në rastin “Veteranët”. Seanca nisi me një orë vonesë pasi trupi gjykues kishte probleme që të lidhej virtualisht me të akuzuari Fadil Shurdhaj, i cili këtë seancë e përcolli në këtë mënyrë për shkaqe shëndetësore.

    Në procesin gjyqësor i njohur si “Veteranët” për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputeti Shkumbin Demalijaj, si dhe nëntë persona të tjerë.

    Ata po akuzohen për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së.

    Edhe gjatë kësaj seanca gjyqësore të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, ndërsa me një dakordim të të gjitha palëve nuk u lexua aktakuza pasi që tashmë palët e përfshira janë të njoftuara me aktakuzën që ngarkohen të akuzuarit.

    Në seancën e së mërkurës trupi gjykues ka ndaluar publikimin në medie të seancës së të akuzuarve në rastin “Veteranët”.

    Këtë e arsyetoi kryetarja e trupit gjykues, Nushe Kuka-Mekaj e cila tha se kjo po bëhet me qëllim që të akuzuarit tjerë mos të jenë në dijeni për përgjigjet e të akuzuarit gjatë dhënies së mbrojtjes së tij.

    “Mediet dhe monitoruesit u ndalohet publikimi i dhënies së mbrojtjes të të akuzuarve derisa të përfundoj dhënia e mbrojtjes nga të gjithë në mënyrë që mos të ndikohet në këtë proces gjyqësor. E keni të qartë sepse arsyeja pse largohen nga salla është të mos ta kuptojnë të akuzuarit tjerë se çfarë i akuzuari po deklaron dhe pasi të jepet mbrojtja mund të publikohen ashtu siç e keni edhe me memorandumet e lidhura me KGJK-në“, theksoi Kuka-Mekaj.

    I pari nga të akuzuarit që u ftua për ta dhënë mbrojtjen e tij ishte i akuzuari, Agim Çeku.

    Ende pa filluar dhënia e mbrojtjes nga i akuzuari, Agim Çeku, kryetarja e trupit gjykues kërkoi që sallën e gjykimit ta lirojnë të akuzuarit tjerë.

    “Do të vazhdohet shqyrtimi gjyqësor me dhënien e mbrojtjes nga të akuzuarit. Ftohet i akuzuari, Agim Çeku, ndërsa të gjithë të akuzuarit tjerë largohen nga salla. Meqenëse e kemi në agjendë seancën e shqyrtimit gjyqësor në vazhdim nesër dhe pasnesër pritja e të akuzuarve mbrojtësit do mbesin këtu, nuk do ishte etike që marr parasysh edhe gjendjen e pandemisë nuk do ishte etike që tërë ditën të rrini në objektin e Pallatit, mirëpo fillimisht do prisni më së paku një gjysmë ose të shohim se po shkon rrjedha me të akuzuarin”, tha ajo.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor të vitit 2019, e kishte konfirmuar aktakuzën, ndërsa këtë vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit në gushtin e këtij viti.

    Listës së personave të akuzuar për rastin gjyqësor “Veteranët” i prinë Agim Çeku, pastaj Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

    Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit. E para e shtetit, nderimet tek memoriali...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shëndeti i Mbretit të Britanisë së Madhe mund të mos jetë duke u përmirësuar. Sipas mediave amerikane, gjendja e tij shëndetësore është...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformën X ku shihet duke i  shtrënguar duart me ish-kreun e OSBE-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.