×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Bytyqi: Ligji për vlerat e UÇK-së s’ka për qëllim t’i ndajë “tradhtarët dhe heronjtë”

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Gazmend Bytyqi ka thënë se Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ia cenon askujt lirinë e shprehjes.

    Ai emisionin Debat Plus në TV Dukagjini ka thënë se Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së s’ka të bëjë me individët e caktuar dhe nuk ndërlidhet me Gjykatën Speciale, por me procesin.

    “Qëllimi ynë nuk është që të merremi me individin. Më së paku dëshirojmë që ky ligj të interpretohet sikur po dëshirojmë t’i ndajmë “tradhtarët dhe heronjtë” e luftës”, tha Bytyqi.

    Ndërsa, kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett ka pasur vërejtje në dy nenet e këtij ligji dhe jo si tërësi.

    Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit me diplomatin amerikan, ky i fundit ka pasur vërejtje në lidhje me nenin e pestë dhe të nëntë të këtij ligji.

    Neni i pestë i ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës parasheh që çdo zyrtar publik dhe qytetar i Kosovës detyrohet t’i respektojë dhe mbrojë vlerat e luftës të përcaktuara me ligj në çdo kohë dhe rrethanë brenda dhe jashtë vendit.

    Ndërsa, neni i nëntë parasheh që shkelja e dispozitave të këtij ligji sanksionohen sipas legjislacionit në fuqi.

    Ndryshe, Projektligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, parasheh përcaktimin e obligimit institucional dhe qytetar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

    Vlerë e luftës, sipas këtij projektligji, është lufta e armatosur e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK, vetë UÇK-ja si formacion ushtarak i armatosur, veterani i UÇK-së, flamuri, betimi i ushtarit, stema, Shtabi i Përgjithshëm, Drejtoria Politike, Shtabet e zonave operative, arkiva, si dhe Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe komplekset tjera.

    Projektligji parasheh respektimin e vlerave të luftës, mbrojtje institucionale, Muzeun e Luftës, Ditën e përkujtimit të luftës për çlirim, dispozitat ndëshkimore, si dhe aktet nënligjore.

    Në rast se projektligji aktual për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së miratohet në Kuvendin e Kosovë, si ligj do të ketë implikimet buxhetore prej 2 milionë e 250 mijë euro, pa i llogaritur edhe investimet për ndërtimin e Muzeut të Luftës.

    Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, është propozuar nga PDK, fillimisht në prill 2018, ndërkaq në tetor të po atij viti ishte shqyrtuar në parim nga Komisioni i njëjtë funksional.

    Por, sipas zyrtarëve të PDK-së, procedimi i mëtejmë i këtij projektligji kishte ngecur për shkak të ndryshimeve në udhëheqjen e ekzekutivit të vendit, gjatë vitit 2019. Më 30 prill 2020, Partia Demokratike e Kosovës, sërish i ka propozuar Kuvendit të Kosovës të njëjtin projektligj, pa ndonjë ndryshim në përmbajtje.

    Propozimin, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës e ka bërë deputeti Gazmend Bytyqi, por Kuvendi i Kosovës së fundi nuk ka miratuar ligjin në fjalë në mungesë të kuorumit.

    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Philip Kosnett ka thënë se ky ligj, pa marrë parasysh qëllimet e tij, nuk është në përputhje me zotimin për liritë themelore që janë në thelb të Kushtetutës së Kosovës. Sipas tij, miratimi i ligjit, në formën e tanishme, do të dobësonte demokracinë e Kosovës.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë „kundër UÇK-së”. Përkundrazi, e kuptojmë se sot Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur pa përpjekjet e UÇK-së dhe organizatave të tjera rezistuese. Pra, ku qëndron problemi me Ligjin për Vlerat e UÇK-së? Çështja themelore që rrezikohet me të është se e minon lirinë e shprehjes. Edhe pse do të ishte Gjykata Kushtetuese e Kosovës ajo që do të përkufizonte nëse ky ligj bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, unë besoj se të paktën ai bie ndesh me frymën e atij dokumenti. Nëse kritika ndaj klasëve të caktuara të njerëzve, organizatave dhe interpretimeve të historisë bëhet vepër penale, siç propozohet me ligj, atëherë kjo do të prodhonte efekt rrënqethës mbi lirinë e shprehjes. Do të frikësonte qytetarët – të çfarëdo etnie – që duan të ofrojnë pikëpamje apo interpretime përtej të zakonshmes, do të shkaktonte hije frike dhe pasigurie për fjalimet politike dhe do të çelte derën për ngritje tekanjoze ose selektive të akuzave”, pati deklaruar ndër tjera diplomati amerikan.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Maj 2025
    Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, për FrontOnline ka konfirmuar se do të jetë sërish kandidat për kryetar në zgjedhjet lokale...
    Lajme11 Maj 2025
    Policia dje ka pranuar informatë nga një qytetar atje se gjatë riparimit të ulesës së veturës së tij në Kamenicë, ka gjetur...
    Lajme11 Maj 2025
    Tre persona janë therur me thikë si pasojë e një incidenti që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme...
    Të tjera
    Lajme11 Maj 2025
    As pas tentativës së 14-të nuk është arritur konsitutimi i Kuvendit të Kosovës. Mospajtimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe opozitës rreth emrit të...
    Lajme11 Maj 2025
    Me afrimin e zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti, partitë politike në Kosovë kanë nisur përgatitjet e...
    Vip11 Maj 2025
    Ish-Miss Kosova dhe sipërmarrësja e njohur, Agnesa Vuthaj, ka reaguar për herë të parë pas vdekjes tragjike të kreatorit të modës, Festim...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Në një ngjarje të pazakontë, një çift i ri në Elbasan ka vendosur të ushtrojë të drejtën e tij të votës gjatë...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Turqia është gati të presë negociatat për një armëpushim dhe paqe të përhershme midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u shpreh presidenti Recep...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Papa Leo XIV u ka bërë thirrje fuqive të mëdha të botës që “të mos ketë më luftë” në mesazhin e tij...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.