Në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar 33 pacientë me Covid-19. 30 prej tyre janë me oksigjeno terapi, 1 në CPAP maske dhe një në respirator.
Ky është njoftimi i plotë 24 orësh i Spitalit të Gjakovës:
•49 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid
•33 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 POZITIV
•7 pacientë negativ
•4 pacientë presin rezultatet
•5 pacientë do të testohen
•30 pacientë me oksigjeno terapi,
•1 pacientë është në CPAP maske
•1 pacientë është në respiratorë
•Covid pozitiv aktiv janë: 6 mjekë,15 infermiere dhe 3 stafe mbështesë