×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes

    ​Rukiqi thirrje deputetëve: Nevojat urgjente të bizneseve të adresohen sa më parë

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i është drejtuar me një letër publike deputetëve të Kuvendit që t’i lënë anash inatet politike dhe të bëhen bashkë në të mirë të qytetarëve të vendit.

    Ai ka thënë se është nevojë urgjente që të adresohen sa më parë kërkesat e sektorit privat që të përkrahen kërkesat e tyre.

    “Kuvendi i Kosovës dhe secili deputetë duhet të jetë në funksion të rimëkëmbjes ekonomike. Nevojat urgjente të bizneseve duhet të adresohen sa më parë dhe sektori privat i bën thirrje pozitës dhe opozitës të jenë të unifikuara në përkrahjen e ekonomisë së vendit”, thuhet në letrën e kryetarit të OEK-ut.

    “Ju bëj apel të konsideroni me seriozitet të lartë gjendjen e sektorit privat sepse një veprim i shpejtë institucional është i domosdoshëm për të mundësuar mbijetesën e ekonomisë sonë. Përderisa të gjithë ne duhet të ndryshojmë sjelljet konform normalitetit të ri, gjithmonë duke synuar parandalimin e përhapjes të valëve të reja të COVID-19., është e rëndësishme të mobilizohemi të gjithë, sidomos Kuvendi e Qeveria, si akterë kyq, në përkrahje të bizneseve”, thuhet ndër të tjerash në letrën e Rukiqit.

    Kjo është letra e plotë e kreut të OEK-ut:

    Në këtë kohë sfiduese, ku të gjithë jemi mbushur plot pasiguri për situatën, vetën, të afërmit dhe vendin tonë, uroj e shpresoj të jeni të shëndetshëm e punët po ju shkojnë mbarë.

    Para së gjithash, në këtë krizë globale të paprecedentë, është përgjegjësi e gjithësecilit prej nesh të kujdesemi për ruajtjen e shëndetit publik e jetës së njerëzve, si prioriteti numër një në këtë pandemi, të cilen mund ta luftojmë vetëm të bashkuar.

    Pashmangshmërishtë, edhe ekonomia Kosovare është dëmtuar rëndë nga COVID-19 dhe vendosja e masave kufizuse për parandalimin e përhapjes së tij.

    Tanimë, është i njohur dëmi që i është shkaktuar sektorit privat e ekonomisë së vendit si pasojë e pandemisë, prandaj në këtë letër do të mundohem të përqëndrohem në zgjidhjet e jo problemet që janë aq të shumëta. Në cilësinë e Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, përfaqësues e zëri i më shumë se 15,000 bizneseve, ku ndër vite kemi avokuar për një ambient më të mirë të të bërit biznes, nxitje të investimeve e konkurrueshmërisë së bizneseve, është e vështirë dhe e dhimbshme të flasë për një gjendje ku shumë biznese janë në prag të falimentimit, ku po humbasim mijëra vende pune dhe ku ekonomia e vendit është në gjendje tejet të rënduar.

    Sektori privat, padyshim, mbetet nxitësi më i fuqishëm i rritjes së qëndrueshme ekonomike, dhe duhet të trajtohet si i tillë. Mos të harrojmë se sektori privat është taksapaguesi dhe punëdhënësi më i madh. Ai, mes tjerash, garanton mirëqenien e mijëra qyteratëve të vendit. Por, e vërteta e hidhur është se, sot, si rezultat i pandemisë COVID-19 dhe mosveprimit të shpejtë institucional, bizneset Kosovare po luftojnë për MBIJETESË. Mbijetesa e bizneseve dhe zgjidhja e shumë problemeve tani nuk është e mundshme pa ndërhyrjen e shtetit e cila duhet të jetë me synime të qarta dhe efikase.

    Sektori privat, pa kushte ka përkrahur vendin dhe institucionet shtetërore në çdo kohë dhe tani duke njohur e ditur kapacitetin e kufizuar buxhetor, shpreson në përkrahjen e institucioneve përkatëse dhe gjetjen e modaliteteve për të lehtësuar gjendjen.

    Momentalisht, është shumë e rëndësishme që Pakoja “emergjente”, të implementohet në tërësinë e saj pa vonesa shtesë, përcjellur nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike që adreson nevojat e sektorit privat. Për biznesin dhe punëtorët e sektorit privat, që janë taksapaguesit kryesorë në vend, ka pak rëndësi se kush duhet të merr vendim, a duhet rishikim buxheti apo jo dhe komplikimet tjera ligjore dhe politike. Rjedhimisht, konsiderojmë se rishikimi i buxhetit dhe marrëveshjet ndërkombëtare do të duhej të votoheshin sa më parë, pasi që janë jetike për shpëtimin e ndërmarrjeve dhe vendeve të punës dhe si të tilla do të duhej të ishin mbi interesin partiak. Gjithashtu, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, mbetet shpresa dhe rrugëdalja e vetme nga një kolaps i mundshëm ekonomik, me pasoja të pariparueshme për dekada të tëra.

    Kuvendi i Kosovës dhe secili deputetë duhet të jetë në funksion të rimëkëmbjes ekonomike. Nevojat urgjente të bizneseve duhet të adresohen sa më parë dhe sektori privat i bën thirrje pozitës dhe opozitës të jenë të unifikuara në përkrahjen e ekonomisë së vendit.

    Ju bëj apel të konsideroni me seriozitet të lartë gjendjen e sektorit privat sepse një veprim i shpejtë institucional është i domosdoshëm për të mundësuar mbijetesen e ekonomisë sonë. Përderisa të gjithë ne duhet të ndryshojmë sjelljet konform normalitetit të ri, gjithmonë duke synuar parandalimin e përhapjes të valëve të reja të COVID-19., është e rëndësishme të mobilizohemi të gjithë, sidomos Kuvendi e Qeveria, si akterë kyq, në përkrahje të bizneseve.

    Ne po punojmë çdo ditë në vetëdijësim të bizneseve, duke vendosur theksin në respektim të mirëfilltë të masave të distancës sociale, mbajtje të maskave dhe higjienës nga punonjësit, dezinfektime të rregullta, dhe siguri të produkteve si masa esenciale për mosrritjen e numrit të rasteve.

    Kosova nuk e ka komoditetin të humb asnjë vend pune. Kosova e as sektori privat nuk mund të mbeten në mëshirë të fatit e kohës. Ne mbetemi të përkushtuar për të bashkërenduar aktivitetet dhe ofruar ndihmën e pakufizuar, në funksion të përkrahjes së ekonomisë të vendit.

    T’i shpëtojmë ndërmarrjet tona.

    Dora e shtetit në përkrahje të biznesit.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.