×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Qytetarët e quajnë të padrejtë propozim-aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit

    FrontOnline
    05 Korrik 2020

    ​“Heronj të luftës dhe paqes”, kështu shkruan në pllakatin e vendosur te hotel “Grandi”, në sheshin e kryeqytetit në mbështetje të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

    Muajin e kaluar Gjykata Speciale në Hagë doli me propozim-aktakuzë ndaj Thaçit, Veselit dhe nëntë të tjerëve nga Kosova për kinse krime lufte.

    Derisa Thaçi dhe Veseli kanë mohuar pretendimet në propozim-aktakuzë për kinse krime lufte dhe thanë se ligjin e vetëm që ka shkelur është ai i kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq, qytetarët thonë se është bërë gabim kur është votuar kjo gjykatë nga Kuvendi i Kosovës, shkruan KosovaPress.

    Bejtullah Hajdari nga Prishtina tha se propozim-aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit janë të padrejta dhe për këtë ai si qytetar iu bën thirrje partive politike që të bëhen bashkë dhe të punojnë për të njëjtin qëllim.

    “Është shumë gjendje e rëndë dhe janë akuza të padrejta, sepse janë themelues të lirisë të sotme, që e gëzojnë edhe gjeneratat pas nesh… Kosova duhet të mobilizohet për t’i lënë ndarjet partiake, dhe të gjithë të punojnë për të njëjtin qëllim. Ose të shfuqizohet gjykata ose të tregohet e vërteta se këta vërtetë janë çlirimtarët e Kosovës dhe jo kriminelë”.

    Ndërsa, Qazim Berisha thotë se në rast se do të dënohen Thaçi e Veseli atëherë vendit tonë do t’i shkaktohet një dëm i madh i padrejtë, kur dihet se ka qenë Serbia ajo që ka kryer krime të tmerrshme lufte dhe për këtë nuk e ka marrë dënimin e merituar.

    “Është katastrofë të dënohet një president vendi për neve. Do të thotë kryetari i Kosovës të dënohet për shqiptarizmin, e kjo është katastrofë për ne”.

    E dikush tjetër po kritikon vetë formimin e Gjykatës Speciale dhe për këtë Rizah Syla nga Prishtina uron që Thaçi e Veseli të dalin të pafajshëm.

    “20 e kusur vjet, vetë e kanë lyp këtë gjykatë, askush me zor nuk i ka shti. Vetë e kemi thirrur, vetë e kemi votuar me qejf. A ka qenë ashtu?”.

    Edhe Zeka Jetullahu kujton krimet e bëra në Kosovë nga agresori serb, i cili deri më tash nuk ka kërkuar falje për gjithë ato vrasje që ka kryer ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare.

    “Ne kemi vuajtur prej serbëve prej që e kemi bërë këtë. Na kanë mbytur, na kanë djeg në zjarr, të gjitha na i kanë bërë”.

    Lajmi për propozim-aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit, erdhi pak ditë para se të mbahej takimi Kosovë-Serbi më 27 qershor, në Shtëpinë e Bardhë.

    Kreu i shtetit u njoftua derisa po udhëtonte drejt Uashingtonit, derisa ky i fundit e kishte anuluar pjesëmarrjen e tij.

    Gjykata Speciale për krime lufte është gjykatë e përkohshme me mandat të kufizuar dhe me seli në Hagë.

    Kjo gjykatë vepron e pavarur dhe financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.

    Ajo është themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Prill 2025
    Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Ndërkaq, vranësira parashihen rreth relievit malor. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen e Kosovës nga Sudani, duke vlerësuar se kjo njohje e...
    Lajme12 Prill 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e shtetit të Sudanit për të njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Siç shkruan...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Shqipëria e ka braktisur kryeministrin Edi Rama në prag të zgjedhjeve të 11 majit,...
    Lajme12 Prill 2025
    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova sot shënoi edhe një moment tjetër të...
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Lajme12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile...
    Sport12 Prill 2025
    Arsenali ka humbur terren të vlefshëm në garën për titull në Premier League, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.