Sot në Komunën e Malishevës janë regjistruar edhe pesë raste të reja me koronavirus.
Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Për ditën e sotme, janë dërguar analizat për gjashtë teste, ku pesë kanë rezultuar pozitiv dhe një negativ.
Rastet e regjistruar në ditën e sotme janë sipas këtyre vendbanimeve: nga 1 rast në Llazicë, Drenoc, Malishevë, Dragobil dhe Lladrovc.
Shtabi Emergjent në Komunën e Malishevës, kërkon nga të gjithë qytetarët dhe bizneset, që të respektojnë vendimet e qeverisë dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore në vend, pasi nuk ka mënyrë tjetër për luftimin e kësaj pandemie.
Ndryshe, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Malishevë është 29.