Me fillim të seancës, kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani ka tërhequr vërejtjen për të gjithë të deputetët që të respektojnë masat mbrojtëse të IKSHP-së. Osmani tha se të gjithë deputetët, administrata dhe kabineti qeveritar të mbajnë distancë prej dy metrave, maskën dhe të flasin nga ulësja, dhe se kushdo që shkel rregullat nuk do të lejohet të qëndrojë në sallë.
Megjithatë, gjatë mbajtjes së kësaj seance, Osmani ka përsëritur disa herë këto rekomandime, madje ajo i ka lutur deputetët që të vendosin maskën mirë.
“Një vërejtje, deputetë të nderuar ju lus që edhe kur të ngriteni në këmbë me mbajt distancën. Edhe me i mbajt maskat, jo këtu poshtë por me i mbajt. E dyta zëvendëskryeministrat duhet njëri prej tyre që të ulet tek karriget që i kemi bërë, në mënyrë që të kemi distancën e nevojshme”, ka thënë ajo.
Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca për draft-rezolutën lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/294331231759565/?v=294331231759565