×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​OAK më kërkesa ndaj deputetëve për rimëkëmbjen e sektorit privat

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Oda Afarizmit të Kosovës, sot për herën e dytë ka organizuar aksionin para Kuvendit të Kosovës, ku me këtë rast kanë dorëzuar kërkesat e sektorit privat për deputetet.

    Koordinatorja në OAK, Qëndresa Ibrahimi, thotë se si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga pandemia, subvencionimi i bizneseve nga Qeveria nuk ka qenë në nivelin e duhur, andaj OAK i ka dorëzuar deputetëve propozimet e tyre, që do ta ndihmonin rimëkëmbjen ekonomike.

    Ibrahimi: I kemi dërguar propozimet tona për projektligjin e rimëkëmbjes ekonomike

    “Ne e dimë se si pasojë e pandemisë bizneset kanë pësuar dëme të mëdha dhe subvencionimi i shtetit, si pasojë e vështirësive që kanë hasur bizneset, deri më tani nuk ka qenë në nivelin e duhur. Ne i kemi dërguar propozimet tona për projektligjin e rimëkëmbjes ekonomike, të cilat nuk janë inkorporuar në draftin final. Andaj jemi duke kërkuar që kërkesat e bizneseve të sektorit privat të përfshihen në pakon e rimëkëmbjes, me qëllim që të ndihmohen që ta ruajnë stabilitetin e tyre, të mos thellohet edhe më tepër kriza, dhe të ruhen vendet e punës”, thotë ajo.

    Ndërsa zyrtarja e Odës së Afarizmit të Kosovës, Mirjeta Shala, thotë se në këto kërkesa përfshihen subvencionimi i pagave për periudhën maj, qershor, korrik, gusht, shtator, subvencionimi i qirasë së paku deri me 30 Shtator 2020, si dhe ofrimi i kredive në periudha dy vjeçare, dhe me afat pagese deri në 10 vjet, me garancinë e shtetit 80-100% të shumës.

    Shala thotë se kanë kërkuar nga Qeveria që të bëhet analizë, dhe në bazë të saj të krijohet pakoja e rimëkëmbjes.

    Shala: Qeveria t’i marrë parasysh rekomandimet e bizneseve

    “Duke pasur parasysh që kërkesat e odave nuk janë përfshirë në draftin final, ne si odë kemi kërkuar deri më tash nga Qeveria që në pakon e rimëkëmbjes të parashihet një kompensim për stafin, në vlerë prej 220 eurove. Gjithashtu kemi kërkuar që të subvencionohet qiraja në vlere të 50% të saj, të ofrohen kredi në periudha deri në dy vjet, dhe me mundësi të kthimit deri ne dy vjet, kjo pasi që bizneset kanë kërkuar që të kenë një ndihmë direket nga institucionet, si rezultat i pakos së parë e cila është konsiderua më shumë si pako sociale. Ndër të tjera, kemi kërkuar që të bëhet analizë specifike për secilin sektor, dhe në bazë të saj të krijohet pako e rimëkëmbjes. Pra, shfrytëzojmë rastin t’i bëjmë thirrje Qeverisë që ti marr parasysh rekomandimet e bizneseve, dhe të odave të cilat vazhdimisht kanë pasur takime në mënyrë që pakoja finale të del me nevojat konkrete të bizneseve”, thotë ajo.

    Gjithashtu, në kërkesën e Odës së Afarizmit të Kosovës, përfshihet financimi i faturave të energjisë elektrike për ndërmarrjet që gjatë kohës së pandemisë kanë qenë të afektuar, për muajt prill-shtator 2020.

    Lirimi nga pagesa e tatimit në fitim, për kompanitë nga industritë që kanë pësuar dëme nga pandemia, për periudhën prill-shtator 2020.

    Gjithashtu të ofrohet përkrahje edhe për prodhuesit. Në kërkese thuhet, të lirohen nga tatimet e të gjitha taksave për prodhuesit, duke përjashtuar TVSh-në, nga data 01 qershor deri më 31 dhjetor.

    Lirim i plotë i lëndës së parë për prodhues duke respektuar normativat dhe lënda e parë të lirohet sikurse kur blihet jashtë vendit, por dhe brenda vendit.

    Krijimi i një arke “Patrioti”, ku çdo produkt vendor subvencionohet në dalje me 10% ulje nga TVSH.

    Krahas këtyre kërkesave, Oda e Afarizmit të Kosovës, ka parashtruar kërkesa edhe për likuidet të kompanive, shtyrjes se kësteve të kredisë, ulje të normës së interesit të Bankës Qendrore deri në 1.7%, ligji për përmbarim të pezullohet deri në fund të muajit Shtator 2020, si dhe krijimi i një fondi për Investime dhe Zhvillim, përmes të cilit mund të realizohen të gjitha këto subvencione dhe përkrahje të bizneseve.

    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mbledhjen e radhës. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Një debat është zhvilluar pasditen e sotme mes dy banorëve të  shtëpisë më të madhe në vend. Bëhet fjalë për Xhenetën dhe...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Debati mes Xhenetës dhe Drilonit ka vazhduar edhe më tej gjatë  pasdites së sotme. Në një moment, Xheneta i është kthyer ashpër ...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta e ka pritur Gjestin para banjos me holluese në duar. Ajo në vazhdimësi...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    KESCO kishte dërguar një njoftim për konsumatorët e saj në Fushë Kosovë, duke i informuar për një ndërprerje të planifikuar të energjisë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka zhvilluar një takim lamtumirës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.