×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​NATO hedh poshtë akuzat e Bjellorusisë se po grumbullon forca në kufi

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    Aleanca Veri-atlantike hodhi sot poshtë akuzat e presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko se po zhvillonte ushtrime ushtarake përgjatë kufijve perëndimorë të vendit, në Poloni dhe Lituani, dhe theksoi se po monitoronte nga afër situatën pas zgjedhjeve të diskutueshme të mbajtura në Bjellorusi të dielën e kaluar.

    Më herët sot Lukashenko tha se tanket dhe aeroplanët e NATO-s u vendosën vetëm 15 minuta larg kufirit të Bjellorusisë.

    Zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu tha se “asnjë ushtrim ushtarak nuk po zhvillohet në rajon”.

    “Prania shumëkombëshe e NATO-s në anëtarët lindorë të Aleancës nuk përbën kërcënim për asnjë vend. Është një prani rreptësisht mbrojtëse, qëllimi i të cilit është të parandalojë konfliktet dhe të ruajë paqen,” tha Lungescu.

    Ajo shtoi se NATO po monitoron me vëmendje zhvillimin e situatës në Bjellorusi, një vend ku protestat e dhunshme kanë vazhduar që nga zgjedhjet e 9 gushtit, për të cilat kundërshtarët e Lukashenko pretendojnë se kanë qenë të montuara.

    Lungescu bëri thirrje për respektimin e lirive themelore, duke përfshirë të drejtën e protestës paqësore.

    Kremlini ka paralajmëruar se Rusia ishte e gatshme të ndihmonte Bjellorusinë në përputhje me marrëveshjen ushtarake, nëse ishte e nevojshme, dhe se vendi ishte nën presion nga jashtë.

    Fqinjët perëndimorë të Bjellorusisë, Polonia, Lituania dhe Letonia janë anëtare të NATO-s. Aleanca dërgoi katër brigada luftarake në këto tri vende dhe në Estoni për të parandaluar lëvizjet e mundshme ruse, pasi Moska aneksoi Krimenë e Ukrainës në vitin 2014.

    Brigadat, të udhëhequra nga Britania, Kanada, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, kanë rreth 5.000 trupa.

    Polonia nënshkroi një pakt të përbashkët mbrojtjeje të shtunën gjatë vizitës së sekretarit të Shtetit Mike Pompeo në vend. Shtetet e Bashkuara në pajtim me paktin e nënshkruar do të shtojnë praninë e trupave të tyre në Poloni.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në Durrës, ku njëra prej tyre ka përfunduar në kanal. Bëhet e ditur se...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në qendër të vëmendjes...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për çështjen partizani. Kryetari i...
    Të tjera
    Lajme19 Janar 2025
    "Kandidati për deputet nga PDK, Elmi Reçica, së bashku me punonjësit shëndetësorë të Ferizajt, morën pjesë në një tubim ku diskutuan për...
    Lajme19 Janar 2025
    Një 19-vjeçar është arrestuar për vjedhjen e një veture në Leposaviq. Policia njofton se pasi është raportuar rasti se sot është vjedhur...
    Vip19 Janar 2025
    Sara nuk ka miratuar një dëshirë të shprehur të Drilonit sonte, i cili tha se do t’i lyente flokët. Nuanca që ai...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në qendër të vëmendjes...
    Vip19 Janar 2025
    Luiz Ejlli ka publikuar një këngë të re. Kënga me titull “A ke zemër” vjen e shoqëruar me videoklip dhe në duet...
    Vip19 Janar 2025
    Sara nuk ka bagazh për asnjë gjë, është shprehur Rezi. Gjatë një diskutimi me Xhenetën, nuk pati fare vlerësim të mirë për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.