
Dy eprorë të lartë policorë, Lubisha Kragoviq e Millosh Vllashkoviq, njëri komandant i njësisë së trafikut në Zveçan dhe tjetri shef i operativës poashtu nga ky stacion, kanë keqpërdorur veturën e shtetit për nevojat familjare.
Ata janë parë sot në pazarin e veriut të Mitrovicës, duke blerë pemë e perime me veturë zyrtare.
Në disa fotografi shihen këta zyrtarë policorë, me veturë të policisë me targa 173-04, derisa në bagazhin e saj futen gajbe me domate dhe dredhëza.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që zyrtarët policorë janë kritikuar për keqpërdorim të automjeteve zyrtare për nevoja personale.