×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Marrëveshja finale me Serbinë vështirë e arritshme gjatë këtij viti

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Marrëveshja finale Kosovë-Serbi po shihet si vështirë e arritshme gjatë viti. Dallimet e mëdha ndërmjet dy shteteve po konsiderohen si rrugë e gjatë për të ardhur tek pika finale e njohjes reciproke. Përkundër intensitetit të lartë të takimeve dhe deklaratave të kryeministrit Hoti se kjo çështje mund të përmbyllet brenda muajsh. Sfiduese vlerësohet edhe jostabiliteti qeverisës që mund të prodhojë zgjedhje të reja.

    Pikërisht te këto të fundit insiston, anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila thotë se fillimisht duhet rilegjitimim te populli, e më pas arritja e marrëveshjes finale.

    Ish-ministrja e Drejtësisë për KosovaPress, u shpreh kritike ndaj kryeministrit Hoti për humbjen e mundësisë që në Uashington të arrihet njohja reciproke. Ndërkohë thotë se në negociatat e Brukselit për herë të parë ka mungesë të madhe të transparencës, pasi nuk po dihet çka po diskutohet.

    “Qeveria aktuale nuk ka ngulur këmbë për njohjen nga Serbia. Ju e dini se shkoj në Uashington duke deklaruar se do të marrin njohjen nga Serbia, ndërkaq hoqën dorë nga Republika e Kosovës. Pra në vendin më të sigurt për Republikën e Kosovës, për qytetarët e Kosovës që është në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, në zyrën ovale ata nuk arritët të mbrojnë interesat e Kosovës…Jam shumë e bindur se duke pasur parasysh brishtësinë e kësaj qeverie, mungesën e legjitimitetit do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme shumë shpejtë në Kosovë, pastaj qytetarët të vendosin se kush janë subjektet apo personat që duhet t’i drejtojnë institucionet e Kosovës. Në të kundërtën nëse vazhdon kështu ne jemi shumë të shqetësuar për qasjen e qeverisë Hoti”, thotë Haxhiu për KosovaPress.

    Çështjet e shumta të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për hulumtuesen në KDI, Violeta Haxholli e bëjnë të vështirë arritjen e një marrëveshje brenda këtij viti.

    “Duke ditur se qëllimi është normalizimi i plotë i marrëdhënieve dhe njohja reciproke do të jetë shumë e vështirë që Kosova dhe Serbia të dakordohen për një marrëveshje finale që i përmbyllë gjitha çështjet e hapura. Mendoj se ende është rrugë e gjatë për të arritur deri tek ajo marrëveshje meqenëse ka pika diskutabile mes Kosovës dhe Serbisë të cilat do të jetë shumë e vështirë të arrihet një dakordim”, ka thënë ai.

    Ndërsa nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Arbër Fetahu kërkon kujdes që mos të caktohen më afateve si të kaluarën.

    “Nëse diçka duhet të jemi të kujdesshëm është caktimi i afateve. Nga viti 2018 dërgimi i letrës së presidentit, Donald Trump kemi diskutuar se ky vit është finali, ky vit është finali. Por duke parë dinamikat e reja në dialog është vështirë të caktohet një datë, apo një vit…me këtë dinamikë është vështirë të themi se mund të mund të kemi brenda këtij viti. Brenda vitit 2020 nuk besoj që mund të ndodh”, u shpreh Fetahu.

    Dy javë më parë në Uashington, kryeministri, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq kanë nënshkruar letra të zotimit për normalizim ekonomik. Ndërkohë negociatat po vazhdojnë të nivelit më të ulët në Bruksel.

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.