×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Lenjani: Institucioneve u kemi dërguar me mijëra shkresa, asnjëherë nuk janë marrë me Karaçevën

    FrontOnline
    09 Gusht 2020

    Tash e dy dekada, banorët e fshatit të Karaçevës pothuajse janë lënë pas dore nga institucionet e Kosovës. Ndërkohë që janë pa vëmendje institucionale, “vizitorë” të shpeshtë në territorin e tyre kanë xhandarmërinë serbe.

    Selver Lenjani i cili përfaqëson banorët e këtij fshati, dhe që gjithmonë ka qenë i zëshëm për këtë çështje, thotë për KosovaPress se institucionet e Kosovës asnjëherë nuk janë marrë me hallet e banorëve te fshatit Karaçevë.

    Ai tregon se ka pasur disa grupe të xhandarëve serbë të cilët kanë patrulluar në territorin e fshatit Karaçevë.

    Lenjani: Nuk është hera e parë hyrja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë

    “Nuk është hera e parë hyrja e xhandarëve serbë, e forcave paramilitare, e armatës se rregulltë, e forcave të ndryshme që hyjnë në territorin e fshatit Karaçevë. Nuk është hera e parë. Ky problem është qe nga viti 2001 e deri më sot kur po raportojmë. Kanë hyrë dje në pjesën e Karaçevës atje te ‘Oxygeni’, që kanë patrulluar dhe mendojnë se është pronë e tyre. Dhe në tërësi ka hyrë në tërë fshatin e kanë korrigjuar. Edhe në lagjen, edhe tek ish-kryetari Surdulli edhe në pjesën e Breznicës, nuk është hera e parë”, tregon Lenjani.

    Nuk kanë qenë të rralla rastet, kur vetë Lenjani u kishte dërguar në emër të banorëve kërkesa udhëheqësve të institucioneve, për t’u dalë në ndihmë.

    Megjithatë sipas Lenjanit askush nga ta deri më tani nuk është marrë me këtë çështje.

    Lenjani: Është tmerr çfarë po ndodhë me Karaçevën

    “Karaçeva dhe banorët e brezit kufitar i kanë shkruar mijëra herë kanë shkruar. Ju kemi bërë me dije, kemi kërkuar le të dalin te vizitojnë banorët me hallet, me brengat të cilat ballafaqohen me problemet që i kanë në brezin kufitar… Institucionet e Republikës së Kosovës bindshëm po ju them asnjëherë nuk janë marrë. As nuk u marrë kryeministri, as nuk u marrë presidenti, as nuk u marrë kryeparlamentari, as nuk janë marrë delegatët e kuvendit. Është tmerr çfarë ka ndodhur me Karaçevën dhe çfarë po ndodhë”, shton ai.

    Lenjani thotë se do të vazhdojnë të jenë të zëshëm për mbrojtjen e territorit të këqij vendi, për këtë kërkon nga institucionet që të kthejnë vëmendjen ndaj këtij fshati.

    Lenjani: Lus organet relevante që pas këtij rasti të merren seriozisht me Karaçevën

    “Kërkoj nga Brukseli zyrtar te na ndihmoni t’i mbrojmë 11 mijë km2 dhe t’ia tërhiqni vërejtjen Serbisë. Tërhiqu nga kjo kauzë e dëmshme, nga këto falsifikime që i ke bërë, sepse është tokë shqiptare. Historikisht Kosova asnjëherë nuk ka qenë pjesë e Serbisë… Lus gjithë organet relevante që kësaj here pas këtij rasti te merren seriozisht për të qëndruar seriozisht dhe për ta mbrojtur”, shton ai.

    Gjatë ditës së premte 11 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë kaluar të maskuar e armatosur pranë restorantit “Oxygen”, në Karaçevë.

    Derisa kanë qenë edhe disa grupe të tjera të cilat kanë kaluar në territorin e kësaj zone.

    Që nga përfundimi i luftës banorët e këtij fshati të Kamenicës kanë alarmuar disa herë për futjen e xhandarmërisë serbe në këtë territor.

    KFOR-i ka të vendosur tabelat për shënimin e kufirit të përkohshëm të Kosovës, në fshatin Karaçevë të Kamenicës

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.